• |
ide | kryesore

‘Habilajt’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-shefit të policisë së Vlorës

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka hedhur poshtë kërkesën e ish-shefit të Policisë së Vlorës i dyshuar si garantor i grupit të “Habilajve” në trafikun e drogës, Jaeld Çela, për mbylljen e hetimeve.

Ish-drejtori i policisë së Vlorës ankimoi nëpërmjet avokatit të tij zgjatjen e fundit të Prokurorisë, afati i së cilës përfundon më 18 shkurt, ndërsa Prokuroria pritet që për Çelën të kërkojë një zgjatje tjetër të hetimeve.

Jaeld Çela vijon të jetë në arrati prej më shumë se një viti. Ish-zyrtari i policisë është shpallur në kërkim bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” në mungesë në nëntor 2017. Sipas hetimeve, ish-drejtori i Policisë ka mbajtur në përdorim 3 numra telefoni, në të cilat rezulton se ka komunikuar me Florian Habilajn dhe Gentian Cekën, që është shoferi i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Kjo nuk është hera e parë që Çela ankohet për zgjatjen e afatit të hetimit. Ai bëri të njëjtën kërkesë nga arratia në mars të vitit të kaluar, kur hasi në refuzimiun e gjykatës. Emrat e zyrtarëve që dyshohen si të përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit jane ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Cela, Gjergj Kohila, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në drejtorinë e Qarkut Vlorë si dhe ish-drejtori i Postës së Dhërmiut, Sokol Bode, të cilët më pas u rratisën jashtë vendit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *