• |
ide | kryesore

I kërkoi të japë dorëheqjen/ Edi Rama u përgjigjet kritikave të Arta Dades

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave të ish-deputetes Arta Dade. Pak ditë më parë ajo tha në një intervistë se modeli i Ramës kishte dështuar dhe ai duhet t’ia linte vendin një socialisti tjetër. Por në intervistën e dhënë për gazetarin Sokol Balla, Rama nuk ka bërë shumë komente.

“Unë Artën e kam shumë xhan dhe Artës i lejoj çdo gjë. Nuk kam asnjë koment për të bërë. Arta nuk jemi parë. Nga pamja më dukesh mirë. Si gjithmonë “keep going” – tha Rama.

Ish-deputetja e Partisë Socialiste tha se qeveria aktuale nuk është e PS-së, por e njerëzve pranë Ramës.

“Qeveria nuk është e PS. Në qeveri janë ftuar njerëzi më të afërt të kryeministrit. Do të ishte normale që ku ndryshojnë disa ministra, ajo bëhet me qëllim për ta përmirësuar qeverisjen. Mua më duket që në vend që të përmirësohet, është përkeqësuar”.

Dade tha se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, por shtoi se PS-ja është në gjendje të formojë një qeveri tjetër pa Edi Ramën.

“Edi Rama duhet të largohet, jo që të vijë opozita, por që PS të ketë një ekip të vërtetë me vlera. Më duket se vendi po shkon keq e më keq. PS e ka marrë mandatin për 4 vjet, korrigjimet mund të bëhen brenda PS”.

PS dhe mund të krijojë qeveri mjaft dinjitoze. Gazetari Sokol Balla i solli në vendoje se edhe LSI ka thënë se mund të pranonte një qeveri socialiste me Majkon kryeministër.

“Kur unë nuk i përgjigjem Artës, imagjino si mund t’i përgjigjem Monës” – tha Rama ndërsa një ide që Fatmir Xhafaj mund të marrë drejtimin e qeverisë, ai e quajti “lojë në xunkth”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. E drejte. PS nuk eshte vetem Rama qe e ka mbushur kupen. PSja ka plot njerez te zgjuar, kurajoze dhe te paperlyer ne llumin e korrupsionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *