• |
ide | kryesore

Krenar Çoçaj shoqëron kudo Luana Vjollcën

Paparazzi, Slider



Janë të lidhur apo u ndanë? Kjo është një nga pyetjet që qarkullon më shpesh në portalet shqiptare për romancën e moderatores Luana Vjollca me Krenar Çoçajn.

Por tashmë duket se kemi të dhëna që, çifti është shumë i lumtur bashkë dhe jo vetëm kaq. Sipas burimeve për “Gazeta Shqiptare”, Luana dhe Krenari do të jenë bashkë në koncertin që do të organizohet në Zvicër, me rastin e pavarësisë së Kosovës.

“Çifti po përgatitet për një udhëtim në Zvicër, ku Luana do të japë një koncert për pavarësinë e Kosovës dhe së bashku do të shijojnë edhe disa ditë pushimi”, është shprehur burimi.

Ndërkohë vetë Luana tre ditë më parë njoftoi se do të performojë në koncert bashkë me grupin e “Three Dots”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *