• |
ide | kryesore

Me vezë, miell, letra, çizme, këpucë… dhe bojë! Edi Rama kryeministri më i goditur

Kryesore, Lajme



Spërkatja me bojë ishte sulmi më i rëndë që ka pësuar kryeministri Edi Rama që kur është ulur në karrigen e kryeministrit. Nuk ka mbushur ende mandatin e dytë dhe është kreu i qeverisë më i sulmuar në historinë e pluralizmit. Me vezë, me miell, me këpucë, me letra, me çizme… tashmë edhe me bojë.

Veza ka qenë “arma” më e shpeshtë e kundërshtarëve, por edhe pse është 2 metra e 2 centimetra, kreu i qeverisë ia ka dalë të shmanget në shumë raste. Veza do ishte edhe asortimenti i parë që do të fluturonte drejt shefit të mazhorancës.

Ishin një grup studentësh në nëntor të 2015-ës që do të godisnin Ramën me vezë vetëm pak muaj pas miratimit të ligjit të shumëpërfolur të arsimit të lartë. “Hajdut”, “sharlatan”, “i shitur”, “plehrë” ishin disa nga sharjet që mori pasi vezët dolëh huq. 8 studentë u arrestuan dhe disa prej tyre u dënuan pas një sërë seancash me punë në komunitet. Të rinjtë në atë kohë do të thoshin se e pranonin vendimin vetëm me merakun “që nuk kishin qëlluar dot në shenjë”.

Nuk do të kalonte gjatë dhe në shkurt të 2016-ës do të ishin deputetët e opozitës në Kuvend që ashtu si studentët do të qëllonin kreun e qeverisë me vezë. Në atë kohë temë e ditës ishte reforma në drejtësi dhe dekriminalizimi. Siç shihet në videon më poshtë disa vezë u hodhën në drejtim të Ramës kur po largohej nga salla e Kuvendit, por sërish shënjestra ishte e gabuar.

Rasti më i rëndë do të ishte në dhjetorin e 2017. Të gjithë e mbani mend seancën ku u zgjodh Arta Marku si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme. Përveç tymueseve në sallë në drejtim të Ramës u hodhën letra dhe shishe plastike me ujë. Është seanca kur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të fluturonte drejt kokës së kryeministrit të dyja çizmet e saj, pa ia dalë t’i afrohet shënjestrës. E pyetur pas gjestit, Kryemadhi tha se nuk pendohej për atë që kishte bërë, por për faktin që kishte dalë huq.

Një vit më pas. Prill 2018. Kuksianët sapo i kishin vënë flakën traut të pagesës në Rrugën e Kombit. Në sallën e Kuvendit, opozita i kërkonte Edi Ramës t’u kërkonte falje kuksianeve për fyerjet që u kishte bërë, por Rama nuk dëgjonte nga ajo anë. Këtë herë opozita kishte zgjedhur një tjetër asortiment. Miellin. Në renë e miellit që u hodh drejt kabinetit qeveritar më i revoltuari ishte ministri i jashtëm i asaj kohe, Ditmir Bushati që u kundërpërgjigj me shishen e ujit.

Por Rama nuk do ta kalonte 2018-ën me kaq. Sesioni i ri parlamentar nisi me një tjetër temë. Prishja e shtëpive të banorëve të unazës së re. Pas protestës që ndodhi te parlamenti në 22 nëntor ku u plagos efektivja e policisë Ina Nuka, Rama do të shkonte ta shihte atë në spital. Aty një prej banorëve e qëlloi me këpucë në dalje të Spitalit të Traumës. Edhe në këtë rast i shpëtoi goditjes.

20 dhjetor 2018. Ishte koha e protestave masive të studentëve dhe opozita sapo ishte rikthyer në sallë pas një bojkoti të gjatë. Edi Rama do të sulmohej në sallën e Kuvendit nga deputeti i PD-së, Endri Hasa. Ai hodhi 2 vezë në drejtim të tij, por njëra e kapi. Tjetra doli huq. “Këtë e ke nga studentët” – tha Hasa që u përjashtua për 2 javë nga punimet e Kuvendit.

E fundit ishte boja me shiringë e Edi Palokës. Një risi kjo në “armatimin” e opozitës që me afrimin e zgjedhjeve nuk i dihet ç’surpriza të tjera ka rezervuar. Edhe pse në mes të mandatit të dytë, Edi Rama e ka marrë që tani medaljen e kryeministrit më të sulmuar. ©LAPSI.al



36 Comments

    1. Kush punon dhe mundohet te bej mire luftohet dhe baltoset. Kush ka punuar per pislliqe dhe per vete nuk i ka ndodh gje prsh, ENVERI, SALIU.

      1. KUSH PO PUNON KY ORDINERI PO PUNON PER ORDINERET QE I VARDISEN NGA DO KU SHKON SE PER POPULLIN EKA CUAR MINUS NE CDO ASPEKT JETES

      2. O trap shqiperia nuk fillon tek edi rama o kokrrat e karit qe nuk e kuptuat njeher dhe na shruani vargje romantike. Ca na ka ber edi neve te tjereve o loqe ty as nuk te shkon ne mendje. Po ke ardhur von ti. Dhe nuk po mbroje as ata te partise demokratike

  1. I shkreti, duhet te marre ndonje demshperblim per gjithe keto vuajtje qe po heq per te miren e shqiptareve

  2. Azem Hajdari ndjeste paste ,u plagos me pistolete ne parlament ,boja eshte si sherbet krahasuar me plumbin.Ne gjithe boten eshte njelloj,Pune culture.

  3. Pema qe ka kokrra goditet,per ti shijuar frutin,kete e godasin por ky nuk thote gje,por saliu sikur ta mendoje per ta goditur suleshin shpellaret dhe skifteret deri dhe me vrasje mos harroni makinat e djegura te meros dhe erijonit,ketu eshte dhe dallimi

  4. Jo vetem me i godituri por dheme p[lera. Si tha xha Sulo ke filmi “Kapedani”, ti do perveluar me uje te nxehte po ce do qe skam. Hahahahah

  5. Ti qelbes dhe byroisti i PD shishet e shurres dhe me vrap te saliu se po uluret i behet shurra dhe ai ju kerkon ju te dy jeni me te zellshmit ne kete detyre partie,more vesh qelbes

  6. Kryeminister ishte Sali Berisha or shok! Ky eshte karagjoz, kish lezet njaj burre. Njehere fliste, te dyten te fuste plumbin. Lol

    1. O tirons ideja juaj qendron tek mayrapazlliku. Hamham gjithe jetes per moral dhe pastaj nxirrni ne pah stilin diktatoresko romantik tuaj. Tipike e kush nuk ka punuar njeher ne jet

  7. Cohuni skllever te PD te vendosim saliun kryeminister se ishin me mire kur shisnim neper rruget dhe trotuaret e shqiperise te gjithe te lumtur u trashem ishte gallate,saliu vriste ne te gjithe si skllever flisnim nuk i vrau saliu por stilolapsat pistolete thikat me helm,ai kercenonte gazetare skllevrit mire ja beri saliu vidhte miliona skllevrit gezoheshin.Vazhdoni Skllever keshtu dhe saliu vjen ne pushtet dhe ju do Gezoheni

  8. Keta te lapsit me keto lajme ku tregohet qarte deliri per ate qe ndodhi harrojne se me keto gjera vetem sa i shtojne votat RAmes.. Ju pa e kuptuar po i jepni atij statusin e viktmies dhe shume votues qe deri tani ishin ne medyshje per ke do votonin ju po i coni ne prehrin e tij.
    Ky eshte budallalliku shiptar .. ta nxjerr inatin une nje here pa le te behet cte behet mbrapa.. pa menduar se ju sapo i dhate atij 3%-4% vota me shume

  9. Kjo tregon nivelin e opozites,shpellare te pagdhendur,vajhallit te vine ne pushtet keta do vrasin prape jo 4 po 40,400 siç tha atehere qoftelargu i Viçidolit….

  10. A KUPTON SA SHUMTUAR JE TI JE I VETMI KRYEMNISTER QE TA BEJNE KESHTU MOS U MERZIT SKE PA GJE AKOMA TY DUHET ME …. TI JU THUA POPULLIT DELE U NGRIHET SU NGRIHET DHE I THUA NE PARLAMENT SI TE JESHE NE BURDELLO U THUA SHPELLAR KETU DO JEMI TI DO LARGOHESH NGA SHQIPERIA TE KANE MBROJTUR KUPTOJ MIRE DOSHET STERKAJT FRROKET TE TE GJITHE NGA VERIU I NGATERROVE NJERI ME TJETRIN RRAHEN STRAZIMIRIN PALOKEN E ME RADHE PO TE KUPTUAN CFAR QEN QENI JE TANI TE KA ARDHUR DITA TI PAGUASH DHE DO I PAGUASH TE GJITHA CFAR KE BERE E THENE ……………….

  11. Kryesorja eshte qe Rama tall karin me keta dhe vazhdon te fitoje zgjedhjet. Te gjitha keto akte dhune, rrugacerie dhe vandalizmi do sjellin edhe nje 8 vjecar tjeter ne pushtet per Ramen. Ne 1998, 5 ore dhune te shqupit sollen 8 vjet pushtet per ps.

  12. Ne fakte nuk eshte Edi Rama me i godituri por opozita qe bene veprime antidemokratike. E si te mos beje kur ka nje komunist si Sali Berisha dhe ” djalin ” e tij ta llastuar Lul- bythen ne krye

  13. Ku stalini ziguri xixa juri po praktikohen me PRASIN fut e nxirr po kanaqet saliu kur she skllevrit me skena Erotike te tipit salisto lulu,bravo skllever

  14. Kafshet perplasen me brire, gorillat psh zihen me grushta, hienat kafshohen… Njerezit para 100 mije vjetesh dolen nga shpellat sepse filluan te komunikonin dhe te civilizoheshin. Kane ndertuar qyteterime dhe zhvilluar jeten ne cso drejtim. Problemi ne Shqiperi eshte se kemi ngelur peng i politikaneve shpellar qe edhe pse kane ardhur ne qytet shfaqin gjeste te preardhjes.

  15. Kur del nga kazani , në kazan do të perfundosh. Kështu po i ndodh edhe këtij gjatoshit pervers, narcist malinj dhe omnipotent pa epati. Meriton më shumë se kaq. E ka qelbur fare brënda dhe jashtë Shqipërisë. Kazani që e përmend shpesh apo koshi i plehrave do të jetë banesa e tij në amshim. Amin!

  16. Normal qe do e sulmojne, se nuk kane frike.
    Si djale qyteti qe eshte, ky nuk te vret, kurse Sala te vriste per qejf.

  17. Po hapen bythesh dhe Bushato-Shkullaket, se shpellari i pervelonte te gjalle, si dogji gazeten “Koha Jone”

  18. Po pse more bambi arsyeton e komenton me b……. e jo më trutë që të ka dhënë Zoti ?
    Është interesant se shumica dërmuese e komentuesve që kanë afeksion për Ramën, përdorin të gjithë gjuhë banale në komentet e tyre.
    Kjo do të thotë se niveli i tyre arsimor e edukativ është në nivelin e shkollës fillore

    1. Une nuk kam asnje afeksion per Ramen. Une pranoj qe eshte arrogant, pa njohurite e duhura per te qene kryeminister bashkekohor dhe ndoshta i pleksur ne rruge te terthorta me boten e nendheshme te krimit. Mirpo nuk shikoj asnje qe te kete sadopak cilesi me te mira dhe nivel me te pershtatshem.
      Politila shqiptare eshte mbyllur ne rreth vicioz dhe nuk ka asnje shprese per perparim.
      Kush eshte si:pas yeje zgjidhja:
      Luli, Saliu, Mul Noka, Paloka , Tit Vasili apo Mona?
      Me jep nje opsion me te mire se Rama dhe do te falenderoj nga zemra.

  19. Goditet maskarai, hajduti, mashtruesi, gangsteri, e hipokriti, Rama, sepse genjeu, mashtroi, vodhi, e mbolli droge, korrupsionin per eliten e vet, rriti taksat e energjine, dhe ujin, xerro vende pune, zhvilloji mashtrimin hipokrizine politike, bleu ambasadore te huaj, injoronte opoziten, me banalitete te nje rrugaci. Vjen nga nje e kaluar lakuriqesise se trupit e mendjes, sot na hiqet MEGALLOMAN,,,,Kjo pra eshte fatkeqesia qe kerko populli per ta qeruar nga ky vend , e mos beni dengla, pa larguar keta qelbesira, ky vend do shkoje edhe me keq drejt humneres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *