• |
ide | kryesore

Mourinho, trajneri që pasurohet nga shkarkimet: gati 60 milionë euro përfitim

Sport



Manchester United ka publikuar një llogari relative për tre mujorin e dytë të 2018/19, duke zbuluar edhe sa ka paguar për daljen e mirë të José Mourinho, për shkarkimin në 18 dhjetor. Portugezi ka përfituar 19,6 milionë stërlina (22,3 milionë euro) për ndërprerjen e parakohshme të kontratës prej 17 milionë euro në vit, që do të përfundonte në 2020: një shkarkim i paguar rëndë.

E nëse për Red Devils ishte një goditje e rëndë, në krahasim me atë që pagoi për shkarkimin e Van Gaal në 2016 (8,4 milionë stërlina), për Special One nuk është aspak një gjë e re. Pas shkarkimit të parë nga Chelsea, në 2007, përfitoi 23,1 milionë stërlina që, bashkë me 8,3 milionë stërlinat e fituara pas largimit të dytë në 2015, e cojnë shumën totale të rrëmbyer nga Blutë në rreth 35,6 milionë euro.

Duke llogaritur më pas të gjitha shkarkimet e portugezit në ishull, bëhet e qartë se sa herë që klubet janë të pakënaqur me teknikun, e kanë bërë më të pasur Mourinho. Pa punë, por me një llogari bankare të shtuar me gati 60 milionë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *