• |
ide | kryesore

Numri i viktimave shkon 14, Maqedonia e Veriut shpall dy ditë zie

Lajme, Të fundit



Pas përmbysjes së një autobusi në aksin rrugor Shkup-Tetovë mësohet se 14 persona kanë humbur deri më tani jetën.

Për shkak të tragjedisë së madhe që ndodhi dje në orët e pasdites, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme ka njoftuar se datat 14 dhe 15 shkurt do të jenë ditë zie.

Këtë vendim e ka njoftuar vetë kryeministri Zoran Zaev, i cili mes tjerash ka shtuar se numri i viktimave ka arritur në 14. Në Klinikat e Shkupit, ekipe të shumta mjekësore janë angazhuar për mjekimin dhe operimin e mbi 30 të lënduarve nga aksidenti tragjik.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *