• |
ide | kryesore

Paloka: Jam thuthuq, e pastaj? Më ndihmoi Zoti që i hodha Ramës në gojë

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Parlamentit, njëherësh deputeti i PD-së, Edi Paloka që i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama gjatë seancës parlamentare tha se ai e kishte menduar mirë këtë veprim dhe e quajti të drejtë.

“Nuk fyhem nga Rama. Ai bën arrogantin, i vjedh shqiptarët, i fyen edhe i tall. Po, jam thuthuq, kështu jam. Nuk është krim të jesh thuthuq, por ky zotëria kur nuk ka më argumente me këtë mënyrë do të vazhdojë. Veprimin e mendova mirë. Garda e tij po heton për lëndë kimike, por ka qenë bojë. E mendova mirë. Më ndihmoi Zoti që ia hodha në gojë. Ai i fyen të gjithë.

A është etike? Është shumë më etik ky akt, se sa ajo që thotë ai kryeministër gojëqelbur dhe i shthurur. Kryesorja është reagimi. Ne nuk jemi skllevër. Doja tu tregoja shqiptarëve se ndaj arrogancës së një kryeministri duhet reaguar. Po ulëm kokën, do të na shkelë me këmbë ai. Ai edhe sot shau. Nuk pranoj që një palaço si ai të tallet me opozitën dhe qytetarët”, – tha Paloka në emisionin “Opinion”.

MEMET më pikante pas sulmit me bojë ndaj Ramës (FOTO)

Në lidhje me protestën e 16 shkurtit, Paloka tha: “Qytetarët na kanë kërkuar ta organizojmë. Leje nga policia? Nuk marrim leje për të hequr Ramën. Nuk na ndalon njeri të protestojmë. Nuk na ndal as Leshi dhe as Lleshi.

Politika këtu ka mbaruar. Politikë bëhet në një vend normal, këtu nuk funksionon asgjë nga këto. Zgjedhjet janë blerë, 20% e votave janë blerë. Tani qytetarët kanë të drejtë që të bëjnë çdo gjë. Çdo gjë që kanë në dorë, duhet ta bëjnë në të tillë situatë. Nëse do të ketë sherre dhe vjedhje, a do të ndikojë në marrjen e statusit? Cilin status, atë që e morëm. Këtu ka pasur veç skandale.

Me ndërrimin e kukullave në karrige nuk ndryshon gjë. Fajtori është një, ai ka sjellë katrahurë. Përse hodha bojë kur ishte i ftuar Talat Xhaferi në parlament? Atë e kam mik personal, por nuk mund të pranonim ne të përdorej seanca që këtu është gjithçka normale. Rama provokoi atë që ndodhi. Nuk do t’ia bëja nëse ai nuk do dilte në formën e tij të zakonshme. E bëri, mori atë që meritonte. Duan të më shkarkojnë nga nënkryetar i parlamentit? As më…mos të them ndonjë llaf tani. Nuk e kam problem fare këtë gjë”, – tha Paloka.



11 Comments

  1. E moret vesh apo jo?!
    Me apo pa loqe ai ka lidhje me Zotin i cili e ndihmon ne palacolleqet qe demonstron.

  2. Saliu te shtupi me kembe vrau njerez dogji media kercenoje gazetare poshteroje publikisht te gjithe PD,ku ishit ju pse nuk dolet per te mbrojtur popullin ate kohe,sa tru ke ne koke aq do tregosh o paloke,por te sigurt te jesh se PD kur te vij ne pushtet nje bust do te ta ngreje brenda shqupit,ti je haxhi qamili modern

  3. Dymetroshi ka 6 vite që është në pushtet e këto dy vitet e fundit i ka marrë në dorë të gjitha pushtetet e këtij shteti veç presidencës.
    Çfarë ka bërë në këto 6 vite ?
    Vetëm ka cjellur vrer kundër opozitës e kundër të gjithëve.
    Në çdo dalje në publik, nga goja e tij dëgjon vetëm fjalët ju smerni vesh, ju nuk kuptoni, ju jeni injorantë, unë jam më i zgjuari, mua s’ma del kush për llafe, vetëm unë mund të “udhëheq edhe protestat” e gjithfarë marrëzirash të këtij lloji.
    Edhe sikur në Shqipëri të mos kishte ndodhur asgjë, as mbushja e ekzekutivit e legjislativit me njerëz të ardhur nga bota e krimit, as kanabizimi i gjithë Shqipërisë, as zbulimi nga agjensitë e antimafies ndërkombëtare të fabrikave të kokainës, as historia kriminale e konçesioneve të PPP, as 30 milion eurot e një kompanie fantazmë me anë të së cilës deshte të nxirte në rrugë me mijra qytetarë të Tiranës, as problemi korruptiv i prishjes së godinës historike të teatrit kombëtar shqiptar, As problemet e shumta që krijoi me ligjin e pa konsultuar për arsimin e lartë që ngriti në protesta dhjetra mijë studentë e pedagogë.
    Janë edhe shumë të tjera faje e jo gabime të kësaj qeverisje për tu përmendur. Por po ja lemë “drejtësisë së monitoruar” nga ndërkombëtarët që të gjejë e ndëshkojë fajtorët ashtu siç shpresohet të ndodhë.
    Por cilido që “ka sy të shikojë e veshë të dëgjojë” (shprehje që e përdor shpesh vetë Rama), a mund të rijë indiferent e të shohë një kryeministër që sillet si karragjoz në publik, që flet si një garrip 15 vjeçar me fjalorin banal të rruhëve e të mburret se ky jam unë e jeni ju që më keni zgjedhur ?
    Edhe kjo alibi e zgjedhjes “nga populli” me zbulimin e dosjes 339 e me deklaratat e Gjushit, tashmë ka rënë plotësisht përtokë. Më së paku 1/3 e deputetëve shumicë, rezultojnë se kanë ardhë me shitblerje votash me para droge e marifete të tjera të paligjëshme.
    Debatohet në studiot televizive se a duhej apo jo që nënkryetari i Kuvendit , Paloka, ti hidhte bojë në gojë këtij kryeministri
    Nuk lexuam e nuk dëgjuam të komentohet në media një rast skandaloz të pangjarë në botë që kryeministri poston në rrjetet sociale një foto të montuar ku ai në bustin nudo të Davidit me kokën e tij, monton edhe liderin e opozitës e gratë e parlamentit, që paskan dëshirë të bëjnë foto selfie me ato që sthuhen të tij.
    U kalua si një shaka alla Edi Rama.
    Po cili shqiptar do t’ja falte atij nëse do të vinte në ate foto të montuar gruan, motrën apo vajzën e tij, poshte hallateve të Ramës ?

  4. Byroisti i partise shkruan si byroisti klasik simon stefani,bravo byroist gati per protesten me vete prasin fute thelle ne bythe dhe shko ne pidh te nenes parti

  5. Opo keta jane gallate!na ka kerkuar populli te talim ne proteste thote ky Paloqja,po pse kaq budallenj na dini ne popullin ju,nuk e shohim ne Bashen dere me dere qe ju lutet njerezve aman hajdeni ne proteste qe te heqim hoxhen te ulet prifti!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *