• |
ide | kryesore

Rama del hapur: Kufiri mes Kosovës dhe Serbisë do diskutohet që ç’ke me të!

Lajme, Të fundit



“Për mua Kosova është pjesë e Shqipërisë. Të tjerat janë çështje të Ramushit”. Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama deklaratave të homologut në Prishtinë se “po fut hundët më shumë seç duhet në punët e brendshme të Kosovës”. Në intervistën e dhënë për gazetarin Sokol Balla në Vizion+, Rama sulmoi ashpër ata që janë kundër idesë së korrigjimit të kufijve.

“Këta që shfaqen sikur i ka dërguar Zoti me dekret hyjnor për të mbrojtur kombin nga ata që mendojnë ndryshe. Rruga më e shkurtër që duan këta mund të na nxjerrë më gjatë. Për mua ka një rrugë më të thjeshtë që duhet marrë në konsideratë.

Çfarë po diskutojmë ne me Greqinë sot? Kufirin. Çfarë diskutoi Kosova me Malin e zi që u bë gjithë ajo që u bë? Kufirin. Si nuk do u diskutohet kufiri mes Kosovës dhe Serbisë? Do diskutohet që ç’ke me atë punë. Do bëhet edhe në këtë rast ai procesi i demarkacionit. Për këtë arsye ne si komb duhet të bëhemi burra dhe të mos sillemi si kalamajtë e mëhallës: “Guri ata do na rrahin”. Politikanët mendojnë për zgjedhjet e ardhshme, burrat e shtetit mendojnë për gjeneratën tjetër.

Unë nuk fus hundët në punët e Kosovës. Sa i takon Albin Kurtit po bëhet bajat duke treguar përrallën e përsëritur që kush nuk është me të, është spiun dhe shërbëtor i Beogradit. Goditja që i bëri Gent Cakës dhe Besa Shahinit nuk e nderon. Futja e dy kosovarëve në qeveri, nëse ai do ishte ai patrioti i madh, për të duhet të ishte ditë feste. Ai foli me një gjuhë që i shkon Sali Berishës.

Bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk është plan B, por plan A. Unë nuk e imagjinoj bashkimin si nacionalfolkloristët e shekullit të 21” – tha Rama. ©LAPSi.al



12 Comments

  1. Eshte ne ikje ……!Mos e sbqetesoni monstren ,flet a thua eshte zot i asaj toke !Monster,je i ngordhur,ke marre fund.

  2. OMG! Ky eshte idjot i lundur.
    Ku e gjete TI Rama te drejten per Kosoven qe eshte shtet i pavarur? Ke degjuar ndonjehere Italine te thote se kantoni italian ne Zvicer apo Istria ne Slloveni eshte i tyre?!
    Perme teper Kosova e ka ne Kushtetute (mbeshtetur nga 5 vende perendimore dhe njohur nga 116 shtete) qe NUK MUND te bashkohet me asnje vend fqinje? Flamuri i Kosoves ka kufijte dhe 6 yje (perfaqesojne minoritetet) mbeshtetur me Kushtetute gjithashtu? Apo mendon se mund te beje Kosoven dhe kushtetuten e saj lemsh sic ka bere ne Shqiperi?!
    Plehre, plehre, plehre!

  3. Qenka keq seriozisht. E do shpetimin e kokes se tij ne kurriz te kosoves per te ikur perfundimisht i urryer nga i gjithe kombi. Sharlatan i pashkolle e i pa fe qe skish si te ishte mendje e shqetesuar per kombin.

  4. Ka qene dikur nje film: Dhe yjet rrijne dhe veshtrojne…!

    Duhet te ndroje patjeter doren e mallit, se po e merr te skaduar me duket . Dikur qe thithte me shume, ishte me ne rregull nga CPU-ja! Mbase dhe mosha ben te veten.

  5. Ky qe nuk di se c’ eshte lufta per clirim e pavaresi. I kundervihet kosovareve qe jane flijuar per kosoven. Frikacak. Karierist.
    Bente gallate meVucic . Dikur i mashtruan Kosovaret drejt grykave te pushkes ne Tivar. Sot Kosova vendos vete me trimat qe ka.

  6. Budallait dhe te marrit i duhet vene -freri-.Kush eshte ky i mete mendor qe na vendoska per kufijte e shteteve te tjere.?

  7. Pallavra drogaxhijsh. Sja vlen te meresh me te. Ka nevoje per nje institucion serioz rihabilatimi nga varsia e droges.

  8. Pse jeni kaq dashakeq o lapsi!?pse nuk shkruani per tjetren qe tha Rama qe bashkimi me Kosoven nuk eshte plan B por plan A dhe do te realizohet se sben apo nuk ju intereson!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *