• |
ide | kryesore

Rama shfaqet sërish pas sulmit me bojë: Janë një pakicë që shumicë dot nuk bëhen

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish, kësaj here me zë, lidhur me incidentin e sotëm në Kuvend, ku deputeti Paloka hodhi bojë në drejtim të tij

Në përgjigje të një komentuesi, Rama përmes rubrikës “Përgjigjja ime” thotë se dëmi më i madh një shoqërie i vjen nga budallallëku.

Duke iu referuar Palokës si një palobudalla, Rama thotë se ai kurajon e merr nga budallallëku i vetëdijshëm i dy partive opozitare në Kuvend.

Kryeministri thotë se sot ishte një ditë e rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por që për fat të keq u kthye në ditën e mavrisë me bojë.

Asnjë nga sëmundjet nuk i bën më dëm një shoqërie se budallallëku.Budallallëku i vetëdijshëm dëmton shumë më tepër dhe sado ta luftosh nuk e kufizon dot, sidomos kur gëzon mandate përfaqësimi politik dhe analizimi mediatik.Problemi me budallain e vetëdijshëm është krenaria me të cilën ai shfaqet në të gjithë budallallëkun e tij të pakufizueshëm.

Në rastin tonë, ky problem është ende më i madh. Budallai është një njeri me shiringë në dorë që hedh bojën përjetë në Kuvend ndërsa budallallëku që i jep atij guximin dhe krenarinë është një parti e tërë parlamentare. Madje është dhe më keq se kaq.Nuk është një por janë dy parti parlamentare që e kanë kthyer me vetëdije budallallëkun në një platformë ku gjithëkush përpiqet të kërcejë sa më lart në qiellin e budallallëqeve.

Kjo nuk është punë grushtash dhe shkelmash, dhe as puna e një budallai të vetëm dhe pse ky i sotmi është një lloj i veçantë,është një palobudalla. Sot ishte dita ku të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i kishin sytë te Kuvendi i Shqipërisë por mjaftoi një paloshqiptar bashkë me të zotin e tij për ta bërë ditën e mavrisë me bojë.

Për fatin më të keq dhe turpin më të madh kjo u bë dita e budallait shembullor.Kjo u bë dita e budallallëkut universal të opozitës së Shqipërisë e cila ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia e Veriut, kryetarin shqiptar të Kuvendit të ri të Maqedonisë së Veriut duke shkelur çdo rregull dhe normë të mirëpritjes.U bë dita e gjuhës së dhunshme. Sot një katran me bojë i vuri vulën me krenari një tjetër shfaqje turpëruese për ne dhe emrin e vendit tonë në tërë sytë dhe veshët e dynjasë.

Asnjë armik i Marrëveshjes së Prespës, asnjë armik i shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe kudoqoftë, asnjë armik i këtij kombi dhe këtij vendi nuk do ta katranoste më keq sot imazhin e Shqipërisë në Parlament.Si të mos mjaftonte budallai që me shiringë në dorë e turpëroi krejt parlamentin, ja behu në derë të parlamentit dhe boja vetë dhe shpjegoi se shiringa ishte stilograf.

Ata se kanë me mua, ata e kanë me ju. Unë jam vetëm pengesa mes tyre dhe jush. Kjo është arsyeja që durimi nuk më humbet por veç më kalitet, pasioni nuk më tretet por veç më shtohet dhe vendosmëria nuk më bie por veç më rritet. Këta janë të zhurmshëm, edhe të lodhshëm, por këta janë dhe mbeten një pakicë që shumicë dot nuk bëhen.



16 Comments

  1. Edvin e mban mend ate plaken qe shiste duhan dhe e arrestuat se kerkonit dogane??? Shko ne pidh te Netes mor sperme e prishme qe vetem gra te qira ke marre

  2. Po ke te drejte ore kryeko..!Qe nga viti 2013 shqirpetaret jane jo budallenje, por trutharet e paimagjinuar qe vazhdojne te te degjojne por… tuaja.
    Beje viktimen or mashtrues me boje,te ka ardhe dita,shfrytezoje deri sa shQIRpetaret t’a marrin vesh se kush je ne te vertete!
    Pordhpull…..E gezofshi,asht ai qe ju jeni!!!

  3. O edvin turpi për ty mjaftojnë 200 vetë me të hequr qafe.

    Me 16 Shkurt nuk flitet për numra por për forcë që do të të shkulë përgjithmonë nga qafa jonë o hajdut ordiner!

  4. Per njehere te vetme Rama ka te drejte, deputetet opozitare jane ne ate parlament nje pakice qe evidentojne çmendurite e nje te semuri si Rama. Pjesa tjeter (dmth mazhoranca) vetem ngre kartonin dhe duartroket kur Rama flet përçart!!!

  5. MIhalis’ e ke thene ne kohe, e vend, ashtu sic eshte ky popull, qe dashuron mizorin, e shtypien , vjedhjen, e mashtrimin, por perparimin e dyshon. Valle, kaqe mend e shprese ka ky popull? Andaj jam me Mihalin, se eshte popullor e i sakte.

  6. O Ram u bere gazi botes o njeri. Ke dinjitet , a ke personalitet, mos e lere veten te poshterohesh ne kete menyre. Ke rene poshte fare o burr. Duket sikur po qeveris me breke neper kembe. Po se mbajte dot kete peshe, hape krahun, se je bere per te ardh keq. Leke pa hesap ke bere. Ik e shijoi, mos ngel peng i pushtetit, se ne fund nuk dihet si merr.

  7. Si eshte bere: pak zgjebs eshte nga koka e mjekra, gogol nga turinjte; te huajt i tremb (eshte e sigurt kjo qe them) vetem shqiptaret nuk tremb!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *