• |
ide | kryesore

Rreperi shqiptar i ftuar në studion e Jimmy Fallon

Paparazzi, Slider



Përfundimisht, 2019-ta do të jetë viti i reperit Gashi.

Reperi shqiptar ka performuar mbrëmë live për herë të parë hitin e tij të ri “My Year” në studion e Jimmy Fallon, në bashkëpunim me reperin me famë botërore G-Eazy.

Gashi nisi të performonte fillimisht i veshur me një kapuç në formë maske në kokë, më pas e hoqi atë për t’u njohur nga të gjithë.

Jimmy mbante në dorë albumin e reperit shqiptar me emrin e tij në të, ndërsa prezantonte bashkëpunimin e parë të dy reperëve që do të korrë shumë sukses.

Të pranishmit u emocionuan dhe studioja mori flakë kur Gashi dhe G Eazy shkuan në mesin e publikut për të performuar këngën e tyre hip-hop.

Të pranishëm në studio ishin dhe prindërit e reperit shqiptar, të cilët Jimmy Fallon nuk hezitoi aspak t’i takonte pas spektaklit.

Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Gashit me një këngëtar me famë botërore, pasi kohë më parë ai publikoi hitin “Creep on me” me French Montana-n që ka arritur miliona klikime në Youtube. Ndërkohë Gashi ka paralajmëruar se me 15 shkurt do sjellë projektin e ri muzikor me Ledri Vulën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *