• |
ide | kryesore

Sergio Ramos rrezikon skualifikimin: pranoi se e mori qëllimisht kartonin e verdhë

Sport



Një stuhi akuzash është përplasur mbi kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos, për shkak të deklaratave të tij në mixed zone të Johan Cruyff Arena, pas sfidës së Champions League. Mbrojtësi i Real Madrid ka pranuar se e kishte kërkuar qëllimisht kartonin e verdhë, për të mos luajtur ndeshjen e kthimit e më pas të ishte ‘i pastër’ për cerekfinalet e turneut. “Do të gënjeja nëse do thosha që nuk e bëra qëllimisht ndërhyrjen. Por ndonjëherë në futboll duhet të marrësh vendime të rëndësishme”.

Sergio Ramos më pas ndryshoi versionin kur i është kthyer argumentit përmes rrjetit të tij social. “Në ndeshje duhet të vendosësh brenda pak sekondash. Lajmi i mirë është fitorja, e keqja se nuk mund të jem në kthim. Më vjen shumë keq që do ti lë vetëm shokët, por nuk e bëra me qëllim për të marrë karton. Do të jem në stadium e do ti mbështes nga tribuna”. Sergio Ramos në të kaluarën ka qenë protagonist i një cështje të ngjashme: në Champions League 2010/11 në Amsterdam Arena gjithnjë kundër Ajax, kur Ramos e Xabi Alonso u ndëshkuan me karton të kuq për të evituar të humbnin ndeshjen e parë të 1/8 të finales. Po tani cfarë do të thotë Uefa? Lojtari rrezikon dy ndeshje skualifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *