• |
ide | kryesore

Tallja e medieve britanike: Si e shprehën dashurinë deputetët shqiptarë

Lajme, Të fundit



Spërkatja me bojë e kryeministrit Edi Rama nga deputeti demokrat Edi Paloka ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja prestigjioze ndërsa videoja është bërë virale në internet. “ITV” një prej televizioneve më të mëdha në Britaninë e Madhe ka bërë ironi me atë që ndodhi në parlamentin shqiptar.

“Teksa politikanët britanikë kanë ndarë poemat e Ditës së Shën Valentinit me njëri-tjetrin në Dhomën e ulët, ligjvënësit e Shqipërisë kanë shprehur ndjenjat e tyre krejt ndryshe. Një mbledhje e parlamentit shqiptar u pezullua pasi një politikan opozitar, Edi Paloka, hodhi bojë në kryeministrin e vendit.

Incidenti ndodhi përpara se ligjvënësit të votonin mbi memorandumin për të lejuar që Maqedonia e Veriut e sapoemëruar të bashkohet me NATO. Qeveria e majtë u akuzua për korrupsion gjatë debatit, por kryeministri Edi Rama i mohoi akuzat. Në këto moment u hodh bojë mbi të. Pamjet tregojnë se deputetin e nxjerrin jashtë nga salla ndërsa kreu i qeverisë qëndronte në karrige i lyer me bojë” – shkruan ITV.

Më serioze është Fox News që raporton se deputeti i opozitës u përjashtua për 10 ditë pasi hodhi bojë mbi kryeministrin. Akti erdhi pas akuzave për korrupsion në një seancë kur do të votohej hyrja e Maqedonisë së veriut në NATO. Sipas Fox News që u referohet agjencive të lajmeve, akti i deputetit të opozitës erdhi pas disa ofendimeve nga ana e kryeministrit. Të njëjtat burime citojnë edhe policinë sipas së cilës bëhet fjalë për një përgatitje kimike dhe hetimet penale që kanë filluar. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Rama eshte produkti hibrid eksperimental i Tony Blair(sahanlepires dhe ‘keshilltar’ i Vucic-it), Angela Merkel (kjo e fundit nuk eshte e korruptuar dhe e ka abandonuar se fundmi) dhe kinezo-amerikanit (te natyralizuar sepse ka lindur ne Kine) Donald Lu. Kane deshtuar me te dhe eksperimenti i doli monster.
    Problemi eshte se shqiptaret po vuajne demet ekonomiko-financiare, ligjore, sherbimit, etj.
    Shqiptaret te hapin syte: JO shitje vote dhe JO vote per askend qe GENJEN dhe mashtron.

      1. Mos u lodh kot qafir te mbrosh Edvin kristaq Ramallahun !Gjemat dhe bemat e tij,kane marre dhene….!Gojeligu mori sot ate qe meriton !Dhe ti mjeran qe nuk lodhesh se ngreni shkronja kot per te mbrojtur nje pervers si edvini,mbase do te dalesh ndonje here nga roli i Sanço Panços !!!Mbase je perdhunues dhe je fiks aty ku duhet,mbase je i perdhunuar,mbase je protektor,hashashist,hajdut,pervers,rrugaç,i paguar dhe shet familjen,e jep qe ta punojne rilindja ose punohesh vete, je komplet i semure !Je ne vendin tend,ate te funderrinave te ketij vendi !Rri se edhe pak dite u kane ngelur…..!Pak,pak,pak….,fare pak !

      2. Po pra kjo eshte loja qe luajne keta mashtrues. Sa ishte Sala na e solli ne maje te hundes dhe njerezit donin vetem te shpetonin prej tij e zgjodhen Ramen. Rane nga shiu ne bresher. Tani nuk ka me dileme, nuk mund te kthejne prap Salen e Monen e Bashen e Lir Meten, ne pushtet se jua pane hajrin. Ne fakt per sa koke ne votojme per rotacion te kuajve te se njejtes stalle, asgje nuk ndryshon. Per sa kohe ne votojme per Salen e Ramen ata do vazhdojne te mbajne pushtetin. Vetem bojkoti i votimeve i nxjerr nga loja. Njerezit e kane kuptuar kete. Ceshtja eshte nga ku dhe kur do dale nje klase e re politike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *