• |
ide | kryesore

Thaçi: Nuk do të ketë viza nëse nuk pezullohet taksa ndaj Serbisë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk ka patur përplasje mes tij dhe kryeministrit Haradinaj në lidhje me taksën ndaj Serbisë. Nga ana tjetër, ai ka deklaruar se partnerët që konsiderohen miq, si në rastin e SHBA-së, duhen quajtur të tillë atëherë kur edhe i respekton këshillat e tyre.

“Në raport me taksën nuk kemi pasur në asnjë rrethanë. Partnerët e koalicionit duhet të diskutojnë duke pasur parasysh që e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me ShBA-në. Mik mund të jesh kur i respekton këshillat, nuk e mohoj amerikanizmin e liderëve por në të njëjtën kohë respekti duhet të jetë i ndërsjellë dhe jo i njëanshëm”, është shprehur Thaçi në RTK.

Thaçi ka thënë po ashtu se ai ka rekomanduar që të ndodhë pezullimi i përkohshëm i taksës ndaj mallrave serbe.

“Unë kam shprehur këshillën time por edhe rekomandimin që të ndodhë një pezullim të përkohshëm”, ka thënë ai.

 Më tej Thaçi ka folur edhe për sanksionet që mund të ndërmerren nga ShBA-ja dhe BE-ja kundrejt Kosovës nëse nuk pezullohet taksa.

Ai ka thënë se në këtë rast nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës nga BE-ja.

“Mund të kemi masa që do të ndërmerren nga ShBA dhe BE dhe këto masa nuk i meritojnë qytetarët e Kosovës. Nga BE nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës dhe do të ketë masa që do të jenë shqetësuese për qytetarët e Kosovës edhe pse nuk po dua t’i dramatizoj”, është shprehur Thaçi.



2 Comments

  1. o ti qifsha ty e rames vizat qe i merrni me hund,goj e byth se e shkaterruat kete komb.me zi se milosheviqi e qubriloviqi jeni ti e rama.kurr nuk kan ik nga trojet shqiptare pa luft 1 miljon njerz pos ne kohen e monstrave thaqi ,rama,baton hagjiu,veseli etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *