• |
ide | kryesore

U largua nga Britania e Madhe për të shkuar drejt Sirisë, 19-vjeçarja kërkon të kthehet

Lajme, Të fundit

19-vjeçarja britanike Shamina Begum, e cila u largua nga Londra për t’u bashkuar me ISIS në vitin 2015, ka deklaruar se do të rikthehet në Britaninë e Madhe. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja angleze ‘Times’, e cila ka bërë kërkime për të në kampin e refugjatëve Hol, në Siri. Shamina ka thënë se dëshiron të kthehet në shtëpi për të rritur fëmijën e saj të tretë, me të cilin është në muajin e nëntë të shtatzënisë. Dy fëmijët e tjerë të 19-vjecares kanë vdekur për shkak të sëmundjeve të nga kequshqyerja.

 “Unë e di se çfarë mendojnë të gjithë për mua në Britaninë e Madhe, sepse kam parë gjithçka që është shkruar për mua në mediat online. Por dua të kthehem vetëm për djalin tim. Do të bëjë çdo gjë për t’u kthyer dhe për të jetuar e qetë në vendin tim, por nuk jam penduar që kam ardhur këtu’- tha ajo.

19-vjeçarja ishte larguar në Siri së bashku me dy vajza të tjera Kadiza Sultana atëherë 16 vjeçe dhe Amira Abase 15 vjeçe Ato udhëtuan nga Aeroporti Gatewick në Turqi pasi u kishin thënë prindërve se po dilnin për shëtitje njëditore. Më vonë ato kaluan kufirin për në Siri. Pas mbërritjes në Raqqa, Begum qëndroi në një shtëpi me nuset e tjera të ardhshme, që ishin në pritje për t’u martuar me luftëtarë të ISIS-it.

‘M’u kërkua që të martohesha me një luftëtar anglez në mes të moshës 20-25 vjeç”, tha ajo. Dhjetë ditë më vonë ajo u martua me një 27 vjeçar holandez, i cili ishte konvertuar në mysliman. Burri i saj iu dorëzua një grupi luftëtarësh sirianë, ndërsa ajo tani është një nga 39 mijë refugjatët në një kamp në Sirinë veriore.

 E pyetur nga gazetari i Times-it, nëse përvojat e saj të jetesës në bastionin e ISIS-it në Raqqa kishin përmbushur aspiratat e saj, Begum tha se kishte bërë një jetë normale.

Ajo ka treguar se si e kishte parë për herë të parë një kokë të prerë të servirur, e cila ishte e një luftëtari që ishte ‘armik i islamit’. Ajo ka shtuar se tashmë është e gatshme të mbrojë fëmijën e saj dhe kjo është arsyeja pse e ka lënë Baghuzin.

“Kjo është arsyeja pse unë me të vërtetë dëshiroj të kthehem në Britani, sepse e di se nuk do të mungojë përkujdesja së paku shëndetësore”, tha ajo. “Do të bëja çdo gjë që më kërkohet vetëm që të mund kthehem në shtëpi dhe të jetoj në heshtje me fëmijën tim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu