• |
ide | kryesore

Video/ Gjesti i turpshëm në derbin e Madridit mund ti kushtojë Bale një dënim të rëndë

Sport



Gjesti i ‘ombrellës’, bërë nga Gareth Bale, në rastin e derbit të fundit të Madrid, nuk ka kaluar pa u vënë re nga Liga, që ka vendosur ta dërgojë sulmuesin uellsian të Real Madrid në Komisionin e Disiplinës.

Sjellja ofensive kundër tifozëve colchoneros është shënuar në minutën e 73′, menjëherë pas golit të tretë të merengues e për La Liga gjesti sulmon dinjitetin sportiv e thyen rregulloren (art.89) si dhe është në kundërshtim me fair play sportiv (art.100 e 122)”.

Sipas rregullores, sanksionet e mundshme për këto provokime arrijnë nga katër në 12 javë skualkifikim, por sipas shtypit spanjoll Bale rrezikon seriozisht nga një në tre javë pezullim.

https://www.youtube.com/watch?v=T_5aeo6ZWNM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *