• |
ide | kryesore

Video/ Inter fitues edhe pa Icardi: Strakosha nuk e ndal dot Sevillan

F1, Sport, Video



Inter e Sevilla marrin rezultate të rëndësishme në transfertë në Europa League, në raundin e 1/32 të finaleve, ndërsa surprizën e madhe e bën Bate Borisov, që i shkaktoi befasinë Arsenal. Dështim në Olimpico për Strakoshën e të tjerët e duke tani se Lazio sheh daljen e shpejtë nga kompeticioni i mundur 0-1 nga Sevilla.

Pa Mauro Icardin e me dhomat e zhveshjes të përcara e në një situatë aspak pozitive Inter shkon të imponohet në Vienë me një gol ta Lautaro Martinez me penallti, duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Argjentinasi për të dytën ndeshje radhazi rezulton deciziv për zikaltrit, që duket se kanë gjetur tashmë një beniamin të ri për të mbështetur në stadium. Mund të jetë i kënaqur tani Spalletti, kundër Rapid, në ndeshjen e parë, mjafton edhe penalltia e Lautaros për të qetësuar ujërat.

Për Lazion historia vështirësohet edhe më shumë, pas humbjes në shtëpi me Sevilla. Strakosha e të tjerët rezistuan sa mundën, por portieri i kombëtares së Shqipërisë u detyrua të dorëzohet përballë Ben Yedder në minutën e 22. Kjo humbje në Olimpico mund të kompromentojë dukshëm ecurinë Europiane të bardhekaltërve. Sikur të mos mjaftonte humbje, skuadra e Inzaghi është goditur edhe nga dëmtimet: Luis Alberto, Parolo e Bastos janë detyruar të dalin të dëmtuar nga fusha, duke e bërë edhe më të vështirë kthimin pas 6 ditësh.

Ka shkuar keq për Arsenal në transfertën bjelloruse. Bate në krahët e entuziazmit i ka shkaktuar humbjen 1-0 londinezëve, që sigurisht kanë 90 minuta në Emirates për të ndryshuar fatet e përballjes, por në këtë ndeshje treguan se nuk po kalojnë aspak një moment pozitiv. Stanislav Dragun vendosi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, ndërsa Lacazzette i përkeqësoi me kartonin e kuq të marrë pesë minuta nga fundi.

Europa League – Round of 32

BATE Borisov 1 – 0 Arsenal
FC Krasnodar 0 – 0 Bayer Leverkusen
Galatasaray 1 – 2 Benfica
Lazio 0 – 1 Sevilla
Olympiacos 2 – 2 Dynamo Kyiv
Rapid Wien 0 – 1 Inter
Rennes 3 – 3 Real Betis
Slavia Prague 0 – 0 Genk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *