• |
ide | kryesore

Video/ Napoli e Chelsea nuk gabojnë: e Valencias fitorja më e pastër

F1, Sport, Video



Mbrëmja e Europa League, në vajtjen e raundit të 1/32 të finales, ka konfirmuar pretendimet e të mëdhave: Napoli e Valencia nuk kanë probleme të fitojnë transfertat e tyre, ndërsa edhe Chelsea kthehet fitues nga Suedia. Ndalet në këtë fazë rekordi i Eintracht Frankfurt, që kishte vetëm fitore në Europë, deri në barazimin e arritur në Ukrainë me Shakhtar.

E thjeshtë për Napolin në Zyrih, që tronditet nga golat e shpejtë të Insigne e Callejon. Sulmuesi i kombëtares italiane ka ndëshkuar zviceranët, ku luajnë edhe futbollistët kosovarë Benjamin Kolollit e Hekuran Kryeziut, në minutën e 11, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Ancelotti. Callejon shënoi edhe golin e dytë në minutën e 21, përpara se Zielinski ti japë qartësinë e kualifikimit me golin e tretë, duke patur parasysh edhe diferencat mes dy ekipeve, kur palët të përballen në San Paolo javën e ardhshme. Për zviceranët fijen e shpresës e mbajti gjallë goli i kosovarit Benjamin Kollolli me penallti.

Sukses edhe për Chelsea, që pavarësisht rezultatit të ngushtë 1-2, ka hedhur një hap të sigurtë drejt 16 më të mirave. Malmoe do ta ketë shumë të vështirë të mendojë përmbysjen në Stamford Bridge, edhe pas golit të Christianssen, që ngushtoi diferencën e rrjetave të Barkley dhe Giroud.

Valencia ka bërë fitoren më të pastër, duke dalë nga Skocia pa pësuar gol dhe me aktivin e dy golave. Spanjollët kanë marrë maksimumin përballë Celtic me golat e Cherychev dhe Sobrino në shtatë minuta që rrëzuan shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv.

Europa League – Round of 32

Celtic 0 – 2 Valencia
Club Brugge 2 – 1 Salzburg
FC Zuerich 1 – 3 Napoli
Malmoe FF 1 – 2 Chelsea
Shakhtar Donetsk 2 – 2 Eintracht Frankfurt
Sporting CP 0 – 1 Villarreal
Viktoria Plzen 2 – 1 Dinamo Zagreb



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *