“Çfarë të them…që do të mungosh shumë si lojtar, por më shumë si njeri. Ishte një nder të luaja me ty… Fat të mbarë në këtë aventurë. I vetmi kapiten”. Ky është mesazhi që mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë dhe Napolit, Elseid Hysaj, ka dashur ti dedikojë largimit të Marek Hamsik nga Napoli. Miku i ngushtë i shkodranit, ka zgjedhur të luajë aventurën e re në Kinë tek Dalian, duke lënë një boshllëk tek të kaltrit si lojtar e kapiten. Pas 11 vjetësh Napoli nuk do të ketë në skuadër sllovakut me kreshtë, që ka qenë gjithnjë mbështetje e madhe për Hysajn që kur mbrojtësi mbërriti nga Empoli.
Mesazh për ish-kapitenin kanë dhënë natyrisht edhe lojtarët e tjerë të Napolit, shokë të shumë betejave, por Hysaj e ka ndjerë së tepërmi largimin e 31 vjecarit, ndoshta edhe për shkak të situatës jo të mirë që po kalon nën urdhërat e Ancelotti.