• |
ide | kryesore

Antidopingu nervozon Modric e De Jong: ishin…shumë afër!

Sport



Luka Modric, Topi i Artë në fuqi i Real Madrid, e Frankie De Jong, që ndjek gjurmët e kroatit, janë ‘bezdisur’ nga testi antidoping, duke qenë se ishin të detyruar të jepnin kampionin e urinës …pak si afër njëri tjetrit.

E kështu, pasi e kaluan gjithë ndeshjen duke u përpjekur të kalonin kundërshtarin, edhe në fushë sup më sup, Topi i Artë dhe hollandezi është dashur të ‘durohen’ në këtë lloj kohe shtesë. Pa dyshim, praktika e testeve antidoping është shumë e rëndësishme për tu siguruar se loja është e pastër nga të dyja palët, por sigurisht kroati dhe mesfushori i Ajax do të kishin preferuar të kishte mënyra pak më të përshtatshme.

E përditshmja britanike The Sun zbulon se të dy e kanë patur të vështirë të përqendrohen për të mbushur epruvetat gjë që nuk ka ndodhur me dyshen tjetër, Gareth Bale e Jan Klaas Huntelaar. Të paktën nga ata nuk ka patur asnjë ankesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *