• |
ide | kryesore

Fejohet Orlando Bloom dhe Katy Perry

Paparazzi, Slider



Katy Perry i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar me aktorin Orlando Bloom në Ditën e Shën Valentinit, pas një romance 3-vjeçare .

Këngëtarja 34-vjeçare, hyri në Instagram për të ndarë një fotografi të saj dhe të aktorit, 42-vjeçar, me unazën e veçantë të propozimit.

Unaza ishte në formë luleje me gurë rozë dhe të bardhë dhe na duhet të themi se ishte fiks për stilin e veçantë të Katy Perry-t.

Nëna e këngëtares, Mary Hudson, ka dhënë lajmin e bukur në Facebook, duke ndarë imazhet e propozimit emocional dhe duke i titulluar ato me:

“Shiko kush u fejua mbrëmjen e kaluar”.

Katy mund të shihej në foto duke qarë ndërsa qëndronte nën një hark në formë zemrë me trëndafila, duke i hedhur krahët e Orlando-s.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan pink nga Alessandra Rich, që e kishte kombinuar me unazën.

Katy dhe Orlando fillimisht nisën të shoqëroheshin pas takimit në një afterparty në Golden Globe Awards në janar 2016 dhe prej atëherë marrëdhënia e tyre ka qenë herë me shkëputje dhe herë me bashkime.

Këngëtarja e muzikës pop ka qenë e martuar një herë me Russell Brand nga tetori 2010 – korrik 2012.

Ndërsa Orlando ka qenë i martuar me modelen Miranda Kerr nga viti 2010 deri në viti 2013 dhe kanë një djalë që quhet Flynn Christopher, 8 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *