• |
ide | kryesore

FOTO/ Aksidentoi për vdekje 27-vjeçarin, rregulloi makinën, por u zbulua

Lajme, Të fundit

Policia njoftoi mbrëmjen e së premtes se identifikoi dhe arrestoi autorin e dyshuar të aksidentit me pasojë vdekjen e 27-vjeçarit Ç. B., më 12 shkurt në qendër të qytetit të Kavajës. Ishin shërbimet e Policisë Kavajë që arrestuan A. Xh., 46 vjeç, banues në këtë qytet.

Sipas policisë ai mbrëmjen e 3 ditëve më parë goditi me makinë 27 vjeç dhe pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Edhe pse ai kishte ndërruar fenerin e thyer të makinës sërish u zbulua nga policia pas këqyrjes së kamerave të sigurisë. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu