• |
ide | kryesore

Misteri i Robben: hollandezi mund të mbyllë karrierën pa pritur qershorin

Sport



Gjendja e Arjen Robben vazhdon të jetë një mister. Sulmuesi anësor 35 vjecar i Bayern Mynih nuk ka zbritur ende në fushë për 2019 e po mendon ti japë fund karrierës së tij, pasi njoftoi lamtumirën nga bavarezët në qershorin e ardhshëm.

“Èshtë shumë dëshpëruese”, ka thënë hollandezi për të përditshmen gjermane Bild, duke shpjeguar se ka një problem të paidentifikuar në kofshë. “I kam provuar të gjitha, por për momentin nuk funksionon. Fakti është që nuk e dimë se për cfarë bëhet fjalë. Është vërtetë e vështirë”, ka thënë lojtari, ndeshja e fundit e të cilit i takon 27 nëntorit. “Disa herë jam bashkuar me grupin dhe pastaj e kam ndjerë sërisht problemin, duke u kthyer pas”.

Robben vjen në një situatë delikate, që po e përball me një vendim që nuk e kishte menduar, në kohën kur hollandezi kishte bërë gjithnjë të ditur se do të ishte i lumtur të vazhdonte karrierën e tij në një tjetër klub, me kusht që oferta të ishte serioze e interesante.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *