• |
ide | kryesore

‘Piratët e Karaibeve’, një film pa Johnny Depp

Paparazzi, Slider



Skenaristët Rhett Reese e Paul Wernick braktisën zyrtarisht punën për ribërjen e “Pirates of the Caribbean”.

Pas vendimit të “Walt Disney Pictures”, për të lançuar në kinema universin e piratëve pa Johnny Depp, shumë fansa shprehën mospëlqimin e tyre ndaj kompanisë, që për vite me radhë arriti një sukses botëror, pikërisht falë interpretimit të aktorit të karizmatikut Jack Sparrow. Saga që arkëtoi rreth 4 miliardë dollarë, po përgatitet për t’u rinovuar, me një kast të ri aktorësh, regjisorësh dhe stafi. Por, sipas “Deadline”, me tërheqjen e Reese e Wernick gjithçka është zbehur dhe “Disney” mund të marrë në konsideratë edhe mosrealizimin e projektit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *