• |
ide | kryesore

Policia ushtron kontroll në banesat e tre gjyqtarëve që zbutën dënimin e Dritan Dajtit, gjen mijëra euro

Lajme



Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate në lidhje me kontrollet që po ushtrohen në shtëpitë e gjyqtarëve që zbutën dënimin për Dritan Dajtin. Nga këto kontrolle janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro si dhe prova të tjera, të cilat po administrohen nga organet ligjzbatuese.

Pasi operacioni të përfundojë, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun, thuhet në reagimin e këtij institucioni.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit për kontrollet e ushtruara në shtëpitë e gjyqtarëve

“Duke iu përgjigjur interesimit shumë të madh të medias, Policia e Shtetit konfirmon aksionin e ndërmarrë nga forcat speciale, në zbatim të urdhrit nr. 89, datë 14 shkurt 2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për të ushtruar kontroll në banesat e tre gjyqtarëve, të cilët zbutën dënimin e Dritan Dajtit.

Operacioni policor vazhdon edhe në këto momente, por mund të konfirmojmë se deri tani janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.

Në përfundim të operacionit, Policia e Shtetit do të ketë një komunikim të veçantë me median dhe publikun”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *