• |
ide | kryesore

Shehaj: Politikanët e korruptuar largohen me protesta

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Agron Shehaj, i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së nesërme.  Sipas tij, protesta është mjeti që shërben për ndalimin e së keqes dhe largimin e politikanëve të korruptuar.

“Të dashur bashkatdhetarë. Të ngresh zërin, të protestosh per të drejtat dhe dinjitetin njerëzor, është i vetmi mjet për të ndryshuar gjërat. Shqipëria bëhet vetëm duke i treguar pushtetarëve se qytetarët kanë pushtetin dhe qeveritarët janë në shërbim të tyre.” –shkruan Shehaj ndërsa shton se nëse nuk ngrihemi, e keqja do të na varfërojë më shumë.

“Duke protestuar ndalim të keqen dhe largojmë politikanët e korruptuar. Vetëm duke ngritur zërin do ndalim hajdutët e kriminelët që në politikë dhe në rrugë. Nëse duam që Shqipëria të bëhet, që të rriten punësimi e mirëqenia, që të kthehet rendi e siguria, të ndalet braktisja e vendit, duhet të ngrejmë zërin e të protestojmë masivisht. Unë nesër do protestoj. Ju pres të gjithëve në shesh!” përfundon postimin deputeti demokrat.



11 Comments

  1. Sul nga politika dhe ti, o Mos u fryfsh as me mut. Çfare te mire i ke sjell komunitetit ku u zgjodhe deputet?

  2. o Mos u fryfsh as me mut. Çfare te mire i ke sjell komunitetit ku u zgjodhe deputet? Do protestosh te behesh minister?

  3. Me deputet qe zgjidhen si puna jote pa qene as antar i PD por duke paguar leke skoj as ne hale jo me ne proteste.

  4. Ka komente idiotesh qe duan ate qe i thote shterpesia e diturise kohore politike ne mbeshtetje te ngjarijeve qe kane ndodhur, apo qe ndodhin, dh e a e dini se c;ndodh? Ndodh dicka e habiteshme mes komentuesish qe ne edhe si popull tregohemi te percare ne drejtim te shikimit te perparimit e drejtesise. A mund te levdojme kete qeveri qe ka shtate vjet e qe mashtrio, rropi popullin me taksa, na i vodhen ato, na mbushen me droge, e na diskretituan, sa vrasje, vjedhje, sa njerez te ikur, sa jane ne asistence, pensione, e sa e sa ka gjynahe kjo qeveri e mjerimit,,,por,,,c;far ka bere, apo beri”? Asgje,,,perkundrazi ne xhdo dite po shton mjerimin, e skamjen e popullit, po e rrjep der ne palce,,,,e ketu prape, kodoshe lekurekuq te se shkuares na e levdojne, i shkojne pas cmendurise se idiotit.Kete thote ai kaqoli me linkun XONi, e shume keta nga soi i qelbesirave, e ne kerkojme qe te ecim para,, pale, qelbesirat ne menyre mashtruese kerkojne edhe europen,,,Ky eshte turpi e monstrualiteti i kesj qeverie e ky pushtue idit KM, Duhet shporrur, me domosdoshmeri, si e vetmja shprese e shpetimit te popullit pa na marre shpirtin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *