• |
ide | kryesore

Skandali i rradhës/ Vrasësi i dënuar me burgim të përjetshëm, lirohet me kusht

Kryesore, Lajme



Lirohet me kusht Gerd Gjinarari, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e të cilësuarit si “i forti i Tiranës”, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

Gjykata e Korçës, kryesuar nga Markelian Kuqo, ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht. Vendimi u mor ditën e djeshme, me 14 shkurt.

Në vitin 2014, Gjinarari u ekstradua në Shqipëri. Ai së bashku me Arben Grorin akuzohen për vrasjen e Zyberit.

Mbetet e paqartë arsyeja mbi të cilën është bazuar gjyqtari, për të pranuar lirimin me kusht të një të dënuari me burg të përjetshëm.

Gjinarari u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali.

Ai u deklarua fajtor për për veprat penale të “vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste”, “mbajtjes së armëve luftarake”, “prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie” dhe “kryerje e krimeve nga banda e armatosur”. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001.

Vrasja në Milano e Naim Zyberit

Naim Zyberi njihej në fillim të viteve 90′ si një prej të fortëve të kryeqytetit, në rivalitet me një tjetë emër të njohur asokohe, Gaz Muçën.

Zyberi njihej si një prej atentatorëve të Gaz Muçës, ngjarje për të cilën edhe u arrestua së bashku me Franc Konomin. Pas hapjes së burgjeve në ’97-n, edhe Naim Zyberi si shumë të tjerë arritën të largoheshin nga qelitë duke rifituar lirinë. Megjithatë, ai nuk mundi t’i shpëtonte hakmarrjes për vrasjet e Artur Grorit dhe Gaz Muçës.

Naim Zyberit iu bë atentat në Torino fillimisht. Më pas, për një mjekim më të specializuar ai u dërgua në spitalin e Milanos.

Më 6 gusht të vitit 1997 ai u ekzekutua në dhomën e spitalit ku ishte shtruar. Gerd Gjinarari e kishte fshehur pistoletën në një tufë me lule që mbante në dorë. Së bashku me Arben Grorin dhe një person të tretë futet në dhomën e Naim Zyberit, ku edhe e vret. Shumë shpejt ai u arrestua prej policisë italiane, për t’u ekstraduar në Shqipëri në vitin 2014.

Vendimi i Gjykatës së Korçës për lirimin me kusht të Gerd Gjinararit



17 Comments

    1. rrofte VETINGU I RILINDJES qe po na i nxjerr te gjithe vrasesit nga burgu..vetem te denuarit per ndertim pa leje dhe vjedhje energjie do ngelen ne burg..poshte ripjedhja e kallam deshtakut.

  1. Ore lapsaxhinj, ku eshte shkelja ketu ? apo ti bejme fresk kryeministrit me stil???

    Gjyqtaret kane hallin e tyre, Rama e vendos kush e kalon Vetingun. Kush eshte i virgjer ne bordello e di vetem Rama.

    Reforma eshte nje deshtim total per drejtesine dhe shoqerine shqiptare, Fitimtar eshte Rama dhe Rilindja. vidh trafiko prit perdhuno dhe 0 ZERO DENIME

    Keto lajme jane fresk qeveritar

    1. o kar , cpuna ka Rama ketu ? Apo paguhesh per te bere propagande ne cdo lajm qe del dhe e mbush kete portal me propagande bajate. Ata gjyqtaret jane gjyqtare plepash te qoftlargut tend te dhjere.
      Vetingu po i jep shume mire efektet e tij , por duhet me shpejt.

      zagar.

  2. MBARONI VETINGUN SA ME SHPEJT DUKE I HEQUR TE GJITHE GJYQESORIN NE BLLOK SE E QELBEN FARE. KETA JANE BERE SI PESHKATARE QE HEDHIN RRJETEN DHE CA TE KAPIN TE KAPIN .

    1. ahahha e pe pseudonimin tim gati dhe nuk e ndryshove eee ??? Ska gje.. edhe une jam dakort me ate mendimin tend.

  3. Mos komentoni kot se shumica e vrasesve ( edhe ata me pagese) kane vrare me urdher te policise . Keshtu qe ju eshte premtuar qe do te dalin para kohe nga burgu nese kapen … dhe kjo gje po ndodh. Ketu nuk kane te bejne as Rama as Berisha.. por kreret me te larte te policise dhe vecanerisht te krimeve te renda. A e dini qe nen hyqmin e Kulicit jane pergatitur mbi 45 vrases me pagese qe jane akoma neper rruget tona ? Ata vetem urdherin presin per te hequr qafe ndonjerin .
    Problemi eshte qe ky kontigjent te mos politizohet por te perdoret , ashtu sic eshte perdorur, vetem nga policia per qellimet e saj dhe jo nga partite.
    Kurse ceshtja e Dritan Dajtit eshte me ndryshe. Ai vrau persona qe nuk perbenin rrezik per shoqerine ( policet e shkrete) . Pra ai doli nga shinat. Megjithate premtimi ju mbajt . Jo burgim te perjetshem .

    tani filloni ju debilat partiake jo e ka faijn Rama , jo e ka fajin Berisha.

    1. RE: fugshpumsi nr 2 AKA i barazlarguari i lalikellires.
      Subjekti : Cfare kupton ne kete lajm ti te kazanit???

      Sheh noi analize pse vendimi eshte gabim apo thjesht propagande kazani pa lidhje???

      Ky lajm ska asnje te re,
      Varianti nr 1 Duhet te lexojme vendimin, dmth ta falenderojme lapsaret qe e nxorren me foto , dhe pastaj te japim mendimin tone nese gjykata ka te drejte ose jo
      varianti nr 2, gjyqtaret jane te korruptuar dhe ti japim oksigjen qeverise .

      Lapsallaret ne koordinim me propaganden fugshqyme dhe lalikellires hedhin ne kazanin e tyre medial nje lajm te paperpunuar.

      dhe sumshpumat si puna jote dhe te tjereve si pjese e skenarit ejne komentet,
      nje ben koment atakues ndaj gyqtarit,
      nje tjeter merret me komentuesit
      njeri ben te habiturin-> derivati i numrit nje.
      nje tjeter ben te barazalarguarin -> ky je ti , por mund te jesh ne tre role varet nga skripti.

      kete e shkruaj per lexuesit e tjere pasi ju fugshklymat e ekipit propagandistik jeni thjesht zara. leket i ben shefi . ju i lepini bolet

      Pavareisht kesaj, nese dikush- per shembull bushati apo shkullaku- mund te shpjegoje perse vendimi eshte i gabuar , do kishte me shume vlere si media- qellimi i se ciles eshte me perkufizimi eshte informimi. …ndersa ne diktature ellimi eshte propaganda ne autokracite e vendeve te botes se 3 si shqiperia qellimi i medias eshte dizinformimi
      ja nonen ne gop dhe iu qifte fuga me dildo:-D

    1. I paemer, kush lirohet ng burgu ia di per nder qeverise, si rregull. Keta jane gati per zgjedhjet . Si zakonisht qeveria -nepermjet institucioneve te saj – begati lirimin e krimineleve perpara zgjedhje per ti perdorur.

      1. Ke nonji fakt apo e ke bo filmin ne kok tate. Ketu te gjith flasin sikur posedojn te verteten absolute. Po pse Rama dhe Sala e kan fajin qe Shqiperia eshte plot me hajduta kriminela anadollak provincial e te korruptuar. Secili te mbaj pergjegjesi per veprimet e tij. Eshte e thjesht me e gjet gjithmon fajin te tjetri.

  4. Po ca karin kane qe dalin dhe lypin vota neper popull, kur ky popull qeka shkerdhate,per ca karin e duan karrigen e kryeministrit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *