• |
ide | kryesore

Sulm vetëvrasës në Kashmir, vriten 44 policë indianë

Planet



44 policë indianë kanë mbetur të vrarë në Kashmir të Indisë pas një sulmi vetëvrasës ndaj makinave me të cilat po udhëtonin. Incidenti në rajonin e kontestuar të Kashmirit, pritet të rrisë tensionet mes Indisë dhe Pakistanit. Një grup militant islamik nga Pakistani e mori përgjegjësinë për sulmin. India e ka akuzuar për një kohë të gjatë Pakistanin për mbështetjen e militantëve islamikë në Kashmir. Ambasadori amerikan në Indi, Ken Juster, dënoi sulmin.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Indisë në luftimin e terrorit dhe mundjen e tij” – thuhet në deklaratën e ambasadorit amerikan.

India dhe Pakistani kanë pretendime ndaj rajonit të Kashmirit që nga viti 1947 si dhe kanë zhvilluar dy lufta për këtë vend. Të dyja vendet posedojnë armë bërthamore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *