• |
ide | kryesore

Superiore/ Protesta shtyn 24 orë takimin Tirana-Luftëtari

F1, Sport



Zhvillimet politike në vend kanë ndikuar edhe javën e 22 të Superiores. Edhe Tirana-Luftëtari, ndeshje që ishte programuar të luhej të shtunën në orën 17.00 do të spostohet me 24 orë, duke qenë se policia nuk ka marrë përsipër zhvillimin normal të takimit, për shkak të protestës që do të zhvillohet paradite. Duke parë orarin e ndeshjes, ishte menduar se nuk do të kishte ndryshim të kalendarit, por njoftimi i casteve të fundit, pas komunikimit që i është bërë si Tiranës organizatore, ashtu si dhe gjirokastritëve, ka përcaktuar të dielën si ditën kur do të luhet kjo ndeshje, në orën 17.00.

Të dy klubet kanë pranuar spostimin, kur bëhet fjalë për një sfidë delicate, që mund ti japë një dozë të lartë konfirmimi për mbijetesën skuadrës fituese. Natyrisht janë spostuar edhe konferencat për shtyp të dy trajnerëve, përpara ndeshjes, ajo e teknikut Ardian Mema e programuar tashmë në ambjentet e Selman Stërmasit në orën 13.00 të së shtunës.

Kjo është ndeshja e dytë, në fakt, që shtyhet për të njëjtin motiv, sepse edhe takimi mes Kamzës e Kastriotit, sfidë e fundit të klasifikimit dhe fondamentale për përpjekjet e dy skuadrave për të qendruar në Superiore, që ishte parashikuar të luhej të shtunën sipas kalendarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, do të zhvillohet të dielën në orën 14.00.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *