• |
ide | kryesore

United dënohet edhe nga dëmtimet: Martial e Lingard humbasin ndeshjet më të rëndësishme të sezonit

Sport



Sikur të mos mjaftojë humbja e marrë në Old Trafford në ndeshjen e parë në raundin e 16 më të mirëve në Champions League, Manchester United rrezikon të bëjë edhe pa dy lojtarë të rëndësishëm, kur ti kthejë vizitën Paris Saint Germain.

“Mendoj se do të qendrojnë jashtë 2-3 javë”. Ole Gunnar Solskjaer ka vënë theksin tek dëmtimet e Anthony Martial e Jesse Ligard, të dy të dalë parakohe në sfidën kundër kampionëve të Francës. Dy krahët e sulmit të Djajve të Kuq do të humbasin gjithashtu edhe ndeshjet me Chelsea e Liverpool.

Shpresa e vetme e menaxherit norvegjez është ti ketë në dispozicion dy lojtarët për në 6 mars, në sfidën e kthimit kundër Psg. Vetëm se do të jetë e vështirë, duke qenë se koha shtrëngon dhe pas dëmtimit, Lingard e Martial mund të mos jenë në formën më të mirë, për më tepër që anglezët kanë dy gola për të rikuperuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *