• |
ide | kryesore

Video/ Fitore me përmbysje dhe presion Dortmund: Dygolësh i Coman për Bayern

Sport, Video



Bayern Mynih shkon dy pikë larg kreut dhe tani Borussia Dortmund duhet vërtetë të shqetësohet, edhe pse verdhezinjtë duhet të luajnë ende ndeshjen e tyre. Bavarezët e kanë kaluar momentin e vështirë, pavarësisht se për të mposhtur Augsburg nuk ka qenë e lehtë, sidomos po të shkosh në disavantazh pas 13 sekondash lojë. Në fakt, bavarezët e komplikuan jetën vetë, me një autogol klasik të Leon Goretzka, që “tradhëtoi” portierin Manuel Neuer, duke e devijuar në portë krosimin nga e majta.

Tronditja për autogolin e Goretzka zgjati vetëm 16 minuta, sepse Bayern Mynih u kthye në lojë, duke barazuar rezultatin. Kingsley Coman realizoi në minutën e 17, duke qetësuar Niko Kovac në pankinë. Francezi finalizoi në mënyrën më të mirë asist të dhënë nga Joshua Kimmich.

Entuziazmi për barazimin megjithatë zgjati fare pak sepse Ji Dong Ëon kaloi përsëri në avantazh Augsburg, në minutën e 21, kur sulmuesi ndëshkoi bavarezët dhe portierin Neuer.

Për fatin e Kovac, Kinglsey Coman është në një formë brilante dhe ktheu edhe njëherë barazinë në fushë për Bayern Mynih. Sulmuesi francez shënoi vetëm tre minuta pas rifillimit të lojës, duke i çuar shifrat në 2-2. E majta e Coman kaloi nën këmbët e portierit duke i dhënë një tjetër frymëmarrje Kovac në pankinë.

I gjendur dy herë në disavantazh, Bayern Mynih më në fund përmbysi gjithcka, pas një fillimi brilant të pjesës së dytë. Vetëm pesë minuta pas barazimit të Coman, ishte Alaba që shënoi golin e 2-3, pas një kombinimi të shpejtë me francezin, autor të dy golave të parë të bavarezëve.

48 pikë, pas 22 javsh për Bayern, që ndjek kreun e Dortmund me dy distanca larg, në kohën kur Borussia duhet të luajë në 18 shkurt kundër Nurnberg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *