• |
ide | kryesore

48 Lamborghini, mijëra telefona dhe jo vetëm: Ja çfarë mund të blejë Simeone me pagesën e re

Sport



Trajneri më i paguar në botë. Me kontratën e sapo rinovuar me Atletico Madrid, që do ti sjellë 24 milionë euro neto në vit, Diego Pablo Simeone do të bëhet numri 1 i trajnerëve. Sa për të bërë një krahasim, trajneri i Colchoneros do të fitojë sa Koke, Saul, Oblak e Godin së bashku. Pra, katër lojtarët më të rëndësishëm në klub, duke përjashtuar Griezmann që i afrohet shifrave të teknikut. E për ti hedhur sytë jashtë Ëanda Metropolitano, mund të thuhet se me rrogën e Cholo mund të paguhen të gjithë lojtarët e Valladolid.

Por në krahasime më konkrete, le të shohim cfarë shpenzimesh absurde mund të bëjë Simeone? 24 milionë euro në vit, që do të thotë 2 milionë euro në muaj: aq sa duhet, sic kujton me shaka AS, për të blerë katër Lamborghini cdo 30 ditë e që në një vit do të bëheshin 48. Gjithnjë duke qendruar tek veturat, por duke ulur kategorinë, llogaritjet thonë se cdo javë Simeone mund ti lejojë vetes 20 makina me cilindratë mesatare. Shumëfishuar për 52, bëjnë më shumë se 1000. Me pak fjalë, me pagesën e re nuk ka asnjë shans që tekniku i Atletico Madrid të mbetet në këmbë…

Por njeriun nuk jeton vetëm për makina. Në botë është e nevojshme të komunikosh. E nëse dëshiron, Simeone mund edhe të humbasë 100 telefona celularë në ditë, sepse me 66 mijë euro që fiton cdo 24 orë, qetësisht mund të blejë 106 nga më të shtrenjtit. Të shumëfishuar me 365 do të bëhen gati 40 mijë. Gati gatim një telefon për cdo të abonuar në Ëanda Metropolitano…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *