• |
ide | kryesore

A i dedikohet ish të dashurit kënga e fundit e Dafina Zeqirit?!

Paparazzi, Slider



Ndërsa po përgatitet për koncertin e madh në Prishtinë nesër, Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e saj më të re.

Këngëtarja tregon përmes një postimi në Instagram, se së shpejti pritet të vijë një tjetër hit prej saj.

Ajo pozon me sytë mbyllur dhe me modelin më në trend të flokëve të lagura. Por ajo që bën më shumë përshtypje është mbishkrimi i fotos: “Krejt çka ka mbetë osht ni kujtim i zbehtë…”.

Ndoshta Dafina i drejtohet ish-të dashurit të saj Jose, me të cilin raportohet se i dha fund romancës vitin e kaluar.

Kujtojmë se kënga e fundit e saj është “Alo”, në bashkëpunim me Dj Geek.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *