• |
ide | kryesore

Shkatërrimi i kërpudhës, si simbol i artit që fsheh krimin

1, Ide



Reagimi i parë që Edi Rama bëri për protestën e opozitës në bulevard ishte keqardhja e tij për shkatërrimin e veprës së artistit, Carsten Holler, kërpudhës së famshme të ngujuar në lulishten me bar në anë të kryeministrisë. Me tepër sesa trishtimi për një objekt të ekspozuar në shumë të galeri të botës, kryeministri tentoi të tregonte diçka tjetër: se beteja e tij nuk ishte me qytetarët, por me barbarët që nuk kanë asnjë ndjeshmëri estetike ndaj të bukurës.

Prandaj me një naivitet të shtirur ai shkroi: “Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria, këta s’janë shqiptarët”.

Lexo më tej:

Rama reagon i shqetësuar për kërpudhën që i prishën protestuesit: Ndjesë, por këta s’janë shqiptarët

Në fakt, beteja rreth kërpudhës, që policët e mbrojtën me gaz lotësjellës dhe protesstuesit e shkatërruan me vare, është shumë më tepër sesa kjo servirje bajate sipërfaqësore.

Kush e mban mend kohën e instalimit të saj, ajo përkon pak a shumë me periudhën, kur kryeministria u mbyll, sepse aty donatorë të panjohur privatë, do të rregullonin zyrën e shefit, sallën e tij të ngrënies dhe mjediset e nëntokës.

Vepra e Carsten Hollerit dhe markiza e Phillipe Parrenos u shfaqën më pas për të shkruar fillimin e një politike të re, kur e bukura do të mbizotëronte mbi krimin, vjedhjen dhe abuzimet.

Kerpudha e shkaterruar sot ne 16 shkurt

Por, nuk ndodhi aspak kështu.

Më pas u mor vesh se ai që kishte bërë “falas” rikonstruksionin e kryeministrisë do të shpërblehej përmes një afere 200 milionë euroshe, me 6 kulla në qendër të Tiranës, të cilat do të ngriheshin mbi rrënojat e një monumenti kulture: Teatrit Kombëtar.

Edhe për këtë grabitje si fasadë u përdor alibia e një arkitekti të përmasave botërore, Bjarke Ingels. Po ashtu si për stadiumin, Velierën në Durrës dhe disa kulla në Tiranë, u përdor emri i një tjetër arkitekti, të dënuar në vendin e tij, Mario Kazamonti.

Ashtu sikurse për rokaqejtë me leje qindra milionëshe shërbeu emri i Stefano Boerit. Ashtu si masakra e dikurshme betonizuese  e ish kryetarit të bashkisë, tentoi të fshihej pas studios belge 51N4E.

Të gjitha këto kanë shërbyer vetëm për një gjë, për t’i dhënë një shkëlqim sipërfaqësor një lideri grabitës dhe banal.

Prej kohësh kjo vello tashmë ka rënë.

Ndaj protestuesit e 16 shkurtit nuk ishin barbarët që sulmuan shpirtin artistik të pushtetit. Ata qenë thjeshtë njerëzit e ndërgjegjësuar, që nuk e durojnë më mashtrimin që mbulon grabitjen. Ata u bënë ekzekutuesit e një vullneti të gjërë, që nuk duron dot më atë që sillet si keqbërës në Tiranë dhe vazhdon të hapë ekspozita në Firence dhe Berlin.

©Lapsi.al



16 Comments

  1. ky qen qeni duhet ti thyhet koka njesoj si kelpudha delet u ngrihet su ngrihet shpellaret gjuha e rruges e perdor nga nje rrugac dhe ne asnje menyre nga nje njeri familjare,she asme pak nga nje kruekar.

  2. te lumte Bushat…shkrim shume i mire. Kur do t’a shohim te rrokullusur poshte kete satrap me rroba moderne?! Forca shqiptare, verini dermen ketij lideri mejesretar

  3. ske ca te thuash bushat loqja e merresh me kerpudhen. jo per gje po na the qe rama bie ne 16 jo vetem qe sra po protesta qe deshtimi radhes

  4. Bushat pa ja hequr vlerat shkrimit,eshte shume interesant qe kudo ne shqiperi te gjitha monumentet e kultures ,komuniste apo jo komuniste u shkaterruan nga barbaret,Ndre Mjeda ngeli pa koke,Th.Germenji pa pushke etj “kultura” shqiptare .Per te vazhduar me zhvarrosjet dhe varrosjet,ketu nuk ka te beje Rama,thjesht kulture barbare tip Haxhi Qamili.Qe Rama do nje shkop ne bythe as qe diskutohet,por sot barabarizmin nuk ta pranon njeri aq me teper qe edhe studentet u hodhen ne protesta paqesore dhe nuk thyen nje karrike.

  5. O zot kur kujtoj 1997 qe u vrane 3000 vete kot fare vetem qe Berisha te rrinte ne fuqi,.Bota eshte lodhur me Shqiperine qe prodhon vetem sherr,kujtoj operacionin “shqiponja” ku erdhen italianet me ushqime duke shperndare neper cdo vebd,erdhen greket nje kompani per te mbrojtur ambasaden ,kush nuk erdhi…boll askush nuk na degjon me,popull sherrxhi dhe barbar.Tani afer jane zgjedhjet per bashki,nqs Luli dhe Meta dhe Monika dhe Mediu dhe Idrizi dhe Shehu jane te zote le te fitojne me vote.Morali i opozites eshte i njellojte me ate te Rames,eshte pune karrikesh apo plaku Berisha qe nuk i vjen turp fare.

  6. Bravo ju kjoft ju ,anal istave dhe shqupistave qi zhduket kerpudhen e krimit ,kerpudhen e rames. Perpara ne beteja kunder kerpudhave te tjera .

  7. Kerpudha behet prap edhe me e bukura,Po ku ta cojme plakun Mere dhe Lul mashtruesa,Po Moniken dhe burrin kushtetues,mjere te humburit.

  8. Perralle nga e kaluara.Mbreti deshte qe ne cdo qytet qe do te kalonte,kembana e kishes duhej te binte qe njerzit ta merrnin vesh qe erdhi mbreti.Njehere ne nje qytet ku mbreti po kalonte ,kembana nuk ra,mbreti i inatosur shkon tek prifti dhe i thote pse nuk ra kembana sipas urdherit tim? Madheri -tha prifti ka shume aresye,por me kryesorja eshte se nuk ka kembane fare sepse eshte thyer nga te renat e kota cdo jave qe kalon zoterote.Edhe ne Shqiperi kembana eshte thyer sepse bie cdo dite per asgje dhe kerpudha ose luleshtrydhja mbin vete sepse ska kembane.

  9. O Bushat ty te pakten mos u bej si ata barbaret qe kishin ardhur ne Tirane edhe pse Ty,Lubonja,Zheji,Ylli Rakipi,Shkulaku keni nje xhelozi apo urejtje personale ndaj Edi Rames sepse ky i fundit eshte bere kryeminister dhe ju keni ngelur aty ku jeni por te pakten thuajeni realitetin pasi eshte turp te mbrosh keta barbare ne vitin 2019 ,te pakten ty Bushat pasi kam respekt si anlist.

  10. Dmth, nje Shqiperi e letyre, e zbrazur, e braktisur. Nje Shqiperi qe nuk leviz nga vendi i fundit ne cdo sondazh si vendi me i varfer ne Europe, nuk leviz nga vendi i fundit i cdo liste per vendin me te korruptuar ne Evrope, per vendin me emigracionin me te larte ne Europe, per vendim e pare ne evrope per bandat e krimit dhe te droges. Dmth kjo Shqiperi nuk i turperon hic keta militantet e rilindjes por na qenkan zhgenjyer shume , pse protestues te bere cope prej ketij pushteti, protestuesit qe nuk kane cfare humbin ne kete mizerje qeverisje, nuk rujaten kerpudhen e kryeministrit. E shihni cfare behet ne Paris prej tre muajsh? Jane ende ne rruge e te dhunshem se ndryshe nuk i degjon kush. E shihni cfare behet ne Beograd prej disa javesh? Dhe e verteta eshte qe te gjithe ata qe dolen per te mbrojtur kerpudhen sot, as e kane vleresuer deri me sot, as e njohin artistin, as e kuptojne e as e pelqejne as e marrin vesh pse keto vepra arti te dhuruara na u vune te tera ne kryeministri. Se dhune me te madhe se ngulja e bullonave hekur e plastike ne fasaden e kryeministrise per tenden e Parenos( kur ne gjithe boten eshte vene neper kinema e galeri arti) ajo godine nuk ka pare.

  11. Ne shenje respekti per kepurdhen e shlaterruar nga duart barbare dhe qe rezistoi heroikisht propozoj:
    1 Muaji shkurt te shpallet “Muaji i Kepurdhes” meqe shkurti eshte i shkurter, nderimet te vazhdojne der me 3 mars
    2 Data 16 e cdo muaji te jete “Dita e Kepurdhes” dhe kete dite puna te jete vullnetare nen moton “Te punojme cdo dite si diten e kepurdhes”
    3 Prane cdo institucioni te vendoset nga nje kepurdhe e madhe
    4 Te behet nje pice ne formen e kepurdhes dhe te jete vetem me kepurdhe
    5 Te mbahet nje jave zi kombetare per kepurdhen dhe deri ne fund te ketij viti te mos kete askund muzike dhe te mos pihet alkool.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *