• |
ide | kryesore

Apel i delegacionit të BE-së për protestën: Tregoni përmbajtje, shmangni dhunën

Lajme, Të fundit



Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar në kundërtshtim të dhunës së ushtruar ditën e sotme në protestën e organizuar nga opozita. Ata kanë kërkuar që qytetarët të përmbahen dhe të protestojnë në mënyrë paqësore.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. – thuhet në reagimin e delegacionit të BE.

Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullimin e mëtejshëm.” mbyllet reagimi i delegacionit te BE.



3 Comments

  1. Klado’ mos na u hiq si ndonji qytetar i madh, se dhe ti, apo familja jote, do kete ardhur ne Tirane, me emerime nga komunizmi, se te duket ngjyra qe na shpreh. E mos na e mba veten , se vetem ju ini lindur per drejtim e pushtet, por jini lindur si hajdute, bandite e kriminele me trashegim nga e kaluara. Mbaje emerin, se horizontin e paske me sahatin e kodosheve,.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *