• |
ide | kryesore

Berisha i vendos ultimatum Ramës: Ke kohë deri në darkë që të japësh dorëheqjen

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha nga protesta e opozitës në Tiranë, i ka kërkuar Edi Ramës që të japë dorëheqjen. Madje ai ka vendosur dhe një afat për këtë, duke u shprehur se kryeministri Rama ka afat deri në darkë.

“Rama ka afat deri në darkë.  Uroj që gjer në darkë të japë dorëheqjen. Të mos harrojë që kanë dhe datën e zvarritjes dhe kur vjen puna shqiptarët dinë të zvarrisin. E ka në dorë të vet..

 Mos harro sepse duhet të jesh skllav i të gjitha veseve që të mos japësh sot dorëheqjen para këtij cunami të paparë.

Dhuna ishte skenar kryekëput i Edi Ramës. Ishte skenar se policia hapi kordonin. Kush i hodhi bombat me gaz.. Sot firmosën historinë. Fundin e kakistokracisë. Edi Ramës i them se më 20 shkurt Ramiz Alia të mori me pizhama e të çojë në Zall Herr, por tani nuk ka kush të çon në bunker por jep dorëheqjen për të mos pasur fatin e Enver Hoxhës. Protesta nuk ka mbaruar misionin e saj. Do ta shikoni.

Çadra ishte lule. Thirrja ime për policinë është bashkohuni me popullin. Mos mbroni mbatharakun bashkohuni me qytetarët që kanë idealet më të larta”, tha Berisha.

 



10 Comments

  1. Tani eshte koha qe peshkaqeni sali nuhat Gjak sklleverish te thirrur nga pd,I duhet gjaku ketij mjerani politik qe ta perdore neser kur fleta e arrestit te jete gati,ky qe thot nuk eshte kryetari I pd,ujku sali qimen e nderron por zakonin se harron

  2. Vetem gjak Shqiptari don mer pler.
    Mallkuar qofsh ti bashke me ata horra e inorata qe shkaterruat Shqiperin ne këto 27 vite demokatastrof.
    Mallkur qofsh krimbe i degjeneruar.

  3. Sali berisha eshte si dhompiri qe kur nuhat gjak del ne rruge..!
    Mallkuar qofi ju dhe servilat e juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *