• |
ide | kryesore

Bilanci/ 19 të lënduar në spital nga protesta, mes tyre policë, gazetarë dhe qytetarë

Lajme, Të fundit



Gazi lotsjellës shkaktoi jo pak të lënduar në protestën e sotme para Kryeministrisë. 19 persona i janë drejtuar QSUT dhe Spitalit të Traumës për ndihmë mjekësore. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila njofton se të gjithë kanë lënë spitalin dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“9 punonjës të forcave të rendit, 2 përfaqësues të medias dhe 8 protestues kanë marrë në kohë ndihmën mjekësore, fillimisht nga ekipet e terrenit të urgjencës kombëtare mjekësore dhe më pas janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në 3 spitalet universitare të Tiranës. Pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, aktualisht 19 personat e lënduar gjatë protestës së sotme, kanë lënë spitalin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, – thuhet në njoftimin e ministrisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *