• |
ide | kryesore

Çfarë thonë mediat e huaja për protestën e opozitës në Tiranë

Lajme, Të fundit



Protesta masive e organizuar nga opozita në bulevardin kryesor të Tiranës pati jehonë edhe në mediat dhe agjencitë ndërkombëtare të lajmeve. Ata kanë përshkruar atë që ndodhi në protestë ku, shumë protestues çanë kordonin e policisë duke u përpjekur të futen në Kryeministri.

“Protestuesit nisën të shkallmojnë dyert e zyrës së Kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë. Kjo po ndodh gjatë protestës së opozitës kundër korrupsionit qeveritar”, – shkruan “Euronews” që e transmetoi të gjithë tubimin online.

“Washington Post” shkruan se mijëra mbështetës të opozitës në Shqipëri janë përplasur me policinë në një protestë anti-qeveritare, duke thënë se kabineti është i korruptuar. Ata kanë shkruar më tej se protestuesit kanë çarë kordonin e policisë duke tentuar të futen edhe në kryeministri.

“Reuters” shkruan se protestuesit, pasi hodhën bomba molotov u përpoqën të thyjnë xhamat e Kryeministrisë, duke i goditur me mjete të forta. E njëjta agjenci raporton se oficerë të policisë u bënë thirrje protestuesve për t’u qetësuar.

“La Republica” gjithashtu e ka vënë theksin tek dhuna e treguar në protestë dhe përpjekjet për t’u futur në Kryeministri. “Dhunë në protestën e opozitës në Tiranë. Mijëra persona kanë dalë në sheshin e kryeqytetit shqiptarë duke protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit. Protestuesit, të organizuar nga partia demokratike, kanë thyer kordonin e policisë duke kërkuar të futen në Kryeministri me dhunë”, – shkruan La Republica.

Vlen për tu theksuar se asnjëra nga mediat e njohura ndërkombëtare nuk ka transmetuar asnjë pamje nga takimi anti-miting i Edi Ramës në Vlorë.



3 Comments

  1. Ik or ju qifsha ropt me gjithe keto mediat e huaja. Nuk thane gjys llafi gjate gjithe kgjes per korrupsionin dhe drogen

  2. Pjesmarrja sot e mahniteshme…
    Nga Sheshi Skenderbej deri tek Nene Tereza si asnjehere.
    Pavarsisht ndikimit partiak ,dukshem sot ndikimi i MJERIMIT i nxorri ata njerez ne proteste. Po sa te tjere qe s’paten mundesi te vinim …?
    Kush nuk ka sy le te flasi ndryshe…pak rendesi ka!

  3. Komentet jane komente, realiteti i njerezve nen sundimin e qeverise mjerimit eshte tjeter, andaj, kush do qe te beje komente te shohe popullin e jo seline shteterore, apo ndonje incident. Me mashtrime e kale troje jane bere shume zullume e puce, por zhvillimin e kane sjelle kerkesat popullore, qofte edhe disi me dhune, kur qeverite shtypese perdorin tere arsenalin shteteror per ta mbajtur ate, kur edhe kane deshtuar, apo abuzuar ne menyre drastike si ky pushteti yne rilindas qe na erdhi me vota te vjedhura. C;do shtepi, e cdo kryetar shtepie, e di vete se si i ka problemet sepse shume here keta nderkombetare na kane prere ne bese, e nuk kane patur qendrime te sinqerta persa i perket demokracise ne vendin tone, por kane ptur vetem qellim te statuskuose, pa per te tjerat,,,hajde, vishja, e keshtu na e kane veshur sepse ne thomi qe tha ai, e na tha ky, por vete popullit i bejme namin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *