• |
ide | kryesore

Deputeti i PD: I gjetëm policët si derra duke festuar me uiski pas protestës

Lajme, Të fundit

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi ashpër policinë e Shtetit që sipas tij, në vend që t’i shërbente qytetarëve, po festonte arrestimin e tyre. Pasi shkoi të takonte qytetarët e arrestuar pas protestës ish-ministri i Brendshëm tha se i kishin gjetur policët duke festuar me uiski.

“Kemi një orë këtu pa asnjë përgjigje. Kur u ngjitëm sipër, me gjithë tentativat për të penguar fizikisht deputetët, kur u ngjitëm sipër gjetëm kupolën e policisë, i gjetëm si një tufë derrash me uiski, Red Bull e kishin shtruar.


Gjithçka është filmuar. Ne na lanë në pritje pa na sqaruar. Policia e Shtetit që duhej ti shërbente qytetarëve, ishte duke u zhgërryer jo në llucë, por në uiski, Red Bull e vodka. Gjoja ata po kryenin punën.

Dhunë nuk ka pasur. Kjo ka qenë protesta më e madhe dhe më qytetare në këto vite të demokracisë. Njerëzit kanë shfryrë për qeverisjen Rama, për gjendjen. Sqarime? Do t’i marrin ata shumë shpejt. Qytetarët do t’ia japin”, – tha Noka për mediat.

4 Comments

  1. O mul kari protesta e arriti qellimin keshtu tha lulu dhe sali korbi,gezohu mul leripallavrat se nuk ju besojme me te qifte kuksi fisin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu