• |
ide | kryesore

Djalë apo vajzë, çfarë thonë fansat për shtatëzaninë e Elitës

Paparazzi, Slider



Siç shumica e dinë, Elita dhe Gjiko priten që së shpejti të bëhen prindër, e teksa nuk e kanë zbuluar ende gjininë e foshnjës, fansat kanë filluar aludimet e tyre.

Muaj pas muaji, Elita nuk ka ngurruar që të ndajë me ndjekësit e saj, foto nga shtatzënia, duke iu lënë në njëfarë mënyre atyre hapësirë për të komentuar mendimet e tyre.

Ndërkohë, së fundmi, bukuroshja ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet në makinë, e veshur me të zeza, ku i duket pakëz barku i rrumbullakosur.

Kaq ka mjaftuar dhe fansat kanë nisur të komentojnë, por ajo çka ka rënë në sy kanë qenë komentet e fansave rreth gjinisë së foshnjës: “Mbaje mend, e ke djalë.”

“E ke djalë se je zbukuruar akoma dhe më shumë”, i komenton një tjetër.

Ku i dihet, mbase fansat kanë të drejtë? Gjithsesi na mbetet të presim edhe pak ditë për të konfirmuar gjithçka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *