• |
ide | kryesore

FOTO/ Padronët e futbollit – Sheiku i PSG nuk është as në 5-she: ja kush janë 10 më të pasurit e botës së topit

Sport



Fuqia financiare në futboll është e rëndësishme, por jo fondamentale. Kjo është e provuar edhe në klasifikimin e ndërtuar nga Daily Mirror, mbi 10 pronarët e futbollit më të pasur në planet: Surprizisht në vendin e parë është pronari i New York Red Bulls, Dietrich Mateschitz, që ka një pasur prej gati 17.8 miliardë stërlina.

Si mund të ishte e parashikueshme, janë 5 shoqëri të Premier League, por ka hapësirë edhe për Italia me familjen Agnelli e grupin Suning. Në fakt në vendin e dytë është Sheikh Mansour, pronari i Manchester City me një pasuri prej 17 miliard stërlina.

Familja Agnelli, pronare e Juventus që nga viti 1947, llogarisin një pasuri prej 10.4 miliardë stërlina, duke merituar kështu shkallën e tretë të podiumit.

Në vendin e katërt renditet një tjetër amerikan: Philip Anschutz, pronari i Los Angelos Galaxy, me një pasur që vërtitet rreth 10 miliard stërlina.

Ndoshta duket cudi, që Roman Abramovich, manjati i naftës dhe pronari i Chelsea nuk është më lart se vendi i pestë i këtij klasifikimi të posacëm. Pasuria e rusit llogaritet rreth 8.3 miliardë stërlina.

Klubi tjetër i Londrës e pason, me aksionistin e mazhorancës, Stan Kroenke, që pozicionohet në vendin e katërt. Pasuria e kreut të Arsenal arrin shifrën e 6.4 miliardë stërlina.

Surpriza vjen nga vendi i shtatë, kush mund ta mendonte që kaq larg liderve financiarë të futbollit do të renditej Nasser Al Khelaifi. Pronari i PSG që nga 2011 e njeriu i blerjeve të cmendura, ka një pasuri prej 6.2 miliardë stërlina.

E surprizat ndjekin surprizat, sepse pas PSG së sheikut është Fulham. Njeriu që e ngjiti klubin anglez në Premier League vitin e kaluar, Shahid Khan, ka një pasuri prej 5.4 miliardë stërlina dhe renditet në vendin e tetë.

Një tjetër shoqëri që zotëron një klub italian vjen në vendin e nëntë. Zhang Jindong, presidenti i Suning dhe pronar i Inter nga 2016 ka një pasuri prej 5.5 miliardë stërlina.

Dhe i fundit i 10 të parëv është një tjetër shoqëri e Premier League, surprizë e madhe e këtij edicioni. Joe Lewis, pronari i Tottenham Hotspurs, ka një pasuri prej 3.8 miliardë stërlina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *