• |
ide | kryesore

Frikë për Wanda Nara: makina e gruas së Icardi sulmohet me gurë

Sport



Wanda Nara ka përfunduar si shënjestër e vandalëve. Bashkëshortja agjente e Mauro Icardi, në qendër të polemikave në ditët e fundit dhe në thyerje të mardhënieve me Inter, ka kaluar një moment të vështirë mëngjesin e sotëm, kur makina e saj është goditur nga një gur, ndërsa Wanda ishte në timon. Në makinë ishin edhe fëmijët e ciftit. Fatmirësisht episodi i rëndë, shenjë e tensionit që po kalon limitet, nuk ka patur pasoja. Sipas Gazzetta dello Sport, Wanda Nara do të bëjë denoncim për ngjarjen në afërsi të Komos.

Mjaftuan vetëm tre ditë në tension të lartë që të derdhej tërbimi i tifozëve zikaltër. Nuk ka detaje të mëtejshme mbi sa ndodhi, por është evident fakti që është kaluar limiti e që agresioni ndaj Wanda Nara, është pika më e ulët e një cështje të komplikuar. Për Wanda e fëmijët vetëm disa caste frike, por është një situatë shqetësuese për këdo. Tifozët mund të zgjedhin gjithnjë të jenë në krahun që dëshirojnë, por duke qendruar brenda civilizimit. Cdo hap përtej nuk është më futboll, nuk është më logjikë, nuk është kurrë legjitim. Është vetëm dhe ekskluzivisht incivil e i rrezikshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *