• |
ide | kryesore

Lubonja: Po të isha unë do kisha hyrë në zyrën e Ramës

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në News24, ka komentuar protestën e sotme të opozitës. Sipas tij, pati një strategji të qeverisë, për të lejuar sulmin ndaj institucionit dhe kjo u dëshmua nga lehtësia me të cilën protestuesit çanë kordonin e policisë. Sipas Lubonjës nuk mund të quhet vandalizëm ajo ç’ka ndodhi, krahasuar me çfarë u ka bërë kryeministri qytetarëve.

“Po të isha unë, do të kisha hyrë në zyrën e Edi Ramës. Në mënyrë simbolike do t’i kisha nxjerrë pikturat, por edhe koshin e basketbollit se ajo nuk është zyra e tij private. Këtë do e kisha bërë në mënyrë simbolike. Le ta marrë vesh gjithë bota se kush qeveris. Ai e meritonte një goditje simbolike”.

Lubonja u shpreh gjithashtu se gazi lotsjellës i hedhur nga garda, kishte efekt shkatërrues dhe se ai vetë duke qenë pranë kryeministrisë, është prekur prej tij.

“Kishte nje strategji nga qeveria, që ta përdorë dhunën për qëllimet e veta propagandistike. Ndërsa kundërshtari, e përdori dhunën si presion. Të dy kanë marrë dëmet dhe favoret e veta nga kjo dhunë. Aty nuk kishte një kordon policor të përgatitur për të mbajtur një masë të atillë njerëzore.

Përgatitja me gaz lotsjellës dhe maska, tregonte se strategjia ishte lejimi për tu sulmuar institucioni. Gazi lotsjellës, siç e provova edhe vetë, efektin nuk e kishte vetëm rrotull kryeministrisë, por efekti shkatërrues shkonte deri te presidenca, prandaj duhet të ikje për të shpëtuar pa u helmuar. Pra, do të shkatërrosh protestën? Hidh ca bomba dhe largohen njerëzit”, – u shpreh analisti.

Lubonja tha se në media flitet shumë për dhunën në protestë, por jo për dhunën institucionale që ushtrohet çdo ditë nga qeveria.

“U përmend këtu që kishte dhunë në protestë, por ne kemi qeveri që po përdor dhunë, sic ka bërë aty te Astiri. Kemi qeveri që kërkon të çojë veprimet e paligjshme deri në fund. Me dhunën strukturore që ka përdorur, ka pësuar pak shumë nga qytetarët. Këtu kam vërejtje për Berishën, Bashën. Ata thonë distancohemi nga dhuna, po mirë çfarë duan ata? Dhuna është mesazh simbolik, nuk po kërkohet të përmbyset me dhunë qeveria.

Kemi një kryeministri që në mënyrë të dhunshme, ka disa simbole që po të isha unë, do të kisha lejuar edhe dhunë të ndodhte. Ka një kat të parë aty, që kryeministri e ka bërë qendër dialogu. Keni parë ndonjë dialog ju aty? Ndonjë mendim ndryshe? A bëhet dialogu në shtëpinë time apo tënden? Dialogu bëhet në një vend të tretë. Ky thotë hajde bëni dialog në shtëpinë time”, – u shpreh Lubonja. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. Jam dakort 100% me Lubonjen.
    Duhet ti shkonin te zyra, te pshurnin e dhisnin mbi tavoline dhe pastaj te iknin. Ky kryeminister kaq i korruptuar, hajdut me cizme meriton shume me teper se kaq. Hajduti ka frike, e do me shume jeten. Nuk eshte rastesi qe ja mbath. Eshte psikoza e hajdutit. Nje njeri qe nuk di cfare pergjegjesish ka. Braktis vendin e punes, le cdo gje jetim, nje qeveri ne arrati dhe pastaj ben llogarite dhe ate propoganden e peshtire, se sa e dhunshme ishte protesta.
    Ky eshte i ashtuquajturi krye mender minister.

  2. ti nuk mban dot bibilushin me dore kur ben cicin o debil jo te hysh tek zyra e Rames.

    po kercejne me presh ne bythe disa debila.

  3. 1. PO PSE NUK VAJTE O FATOS QE NUK U BERE KURRE PIONIER?
    RRUGEN E KISHE TE HAPUR DHE SHUME LEHTE, PA TE NDALUR NDOKUSH, MUND TE HYNJE NE ZYREN E BOSHATISUR TE RAMES.
    2. Opozita gaboi: edhe te zhvesh edhe nuk te ben gje.
    E filloi dhunen? Coje deri ne fund. Por kur terhiqesh sa pafilluar mire, ose je burracak, ose ke pasur ndermend te bebsh dicka tjeter qe nuki ia u thua protestuesve.
    DERI TE ENJTEN, DETI I TRAZUAR QETESOHET DHE…..KU ISHE?…….HIC GJEKUNDI.
    RAMA, SI GJITHMONE ME KETE OPOZITE, DOLI I FITUAR.

  4. dolen bythlepiresit rezerv te rames e qe jan andi bushai,lubinjamshkullaku,ylli rakipi etj,keta kur pan se po ju shembet paraziti i tyre rama qe i mban me mut e drog tash lehin si kurva,mos te flas per llojin mingjozi,aleksander qipaartan hogja,muq nano,vasjari,mero baze,artan hogja i report tv etj.

  5. Pse nuk i dhjene sot?! Mu ne prag te deres. Dhe e di pse deri aty. Se vete Rama donte te hynin me thelle.
    Po ju Rilindas mos u merzisni, se Ramen e kishit te sigurte. Ishte ne Vlore ku bente nje antimiting “paqesor”. Se ne kemi nje kryeminister ne kohe paqeje. Ne kohe lufte fshiheni te gjithe ju, si ato minjte. Tani qe u qetesua dilni e trimerojeni. . Do e shtyni deri te enjten. Jane 4 dite, do vidhni dhe pak. Te enjten , takim ne Fier e keshtu me rradhe.
    A ju shplafte mortja qe besoni akoma tek ky funderrine

  6. fatosi ka dash te lepij shtratin ku rama ben orgji me erionken,frrokun,roshin e doshin,sa merak ka qelbesirat ky tip.

  7. Basha po ta kete seriozisht porosit nja 10’000 maska kundragaz per protestusit dhe e provon dhe nje here.
    Une cuditem si kane rezistu aq shume , po kot sthojne qe maloket (pa ofendim) jane te forte.
    Edhe une jam dakort me Lubonjen, mos te shkaterrosh e djegesh asgje, thjesht koshin dhe pikturat ti nxjerresh jashte.

  8. Kur reagon dhe Lubonja keshtu, nje mendje e ndritur e shoqerise civile, publicist tregon qe po derdhet kupa. Rama eshte nje e keqe, qe duhet shkulur me gjithe rrenje. Me te gjitha menyrat , me cdo cmim, kjo bande qe ka rrembyer pushtetin ne Shqiperi duhet shporrur . Fukarallek e mjerim kudo. Nje bande e vertete, thellesisht e korruptuar. Ky moster kryeminister, kryehajdut jo vetem qe nuk ngjall shprese, por po e zhyt kete vend ne nje katraure te vertete.

  9. Z.Lubonja! Reagimi i menjehershem i selive diplomatike ne Tirane, qe denonin dhunen, kur dhune ne kuptimin e plote fjales nuk kishte, tregon qe nderkombetaret e duan akoma Ramen.Atehere opozita ka dy rruge:
    1-Te behet e ashper, dhe mos kete perkrahjen nderkombetare, ose
    2- Te ul koken e te pres rradhen e pushtetit.
    Se ketu ne kete vend , pushtet me vote nuk merret.

  10. OK…OK…OK… Fatos !
    Mjerimi popullor dal nga dal po injoron mjerimin psikologjik feudal te nje pjese te shqiptareve .

  11. Po te isha une di kisha bo kshu e ashtu….
    Po te isha une kjo dhe ajo nuk do ndodhnin….
    Po te kishte halla koqe….

    O Fatos o RrK! Ka nje arsye qe ti nuk bon gjo, po vetem tjerr lesh neper studio. Jo vetem ti po edhe Bushati, Shullaku & Co. Sepse ti & Co NUK DINI ME BO GJO pervecse te tirrni lesh.

  12. Te te duket Rama i forte, nuk di por o duhet te jesh miop ose injorant 100 karatsh.
    Rama e ka marr rrugen e vet. Eshte thjesht ceshtje kohe. Sot nuk diskutohet me Rama. Ai e ka firmos fundin e vet, si nje qelbesire qe vetem trashi zullumin ne kete vend, si nje hajdut ordiner i kapur ne flagrance, si supprt i krimineleve me te rrezikshem ne vend. Puna eshte kush vjen. Se nese vjen Luli, atehere keta zihen kot, se kryeminister de facto ketu eshte Zamiri Ceti Mulaj.

  13. Po të ishe ti e Bushati o Lubonja, do të shkyenit derën dhe edhe nën enfektet e gazit që do të hidhnin gardistët mbrenda kryeministrisë, do të shkonit në sallën e Ramës e do të bënit namin.
    Bushati nuk e di a ka qenë apo jo në protestë por ti ke bërë shumë mirë që ke marë pjesë.
    Por nuk ka sepse të mburesh e të bësh trimin e t’ja vesh fajin lidrëve të opozitës, kur vetë s’ta mbajti të ngjitesh edhe në shkallët e kryeministrisë.
    E ndoqa me vëmendje gjithë protestën live nga një televizion.
    Kjartas u pa që policia kishte përgatitur një skenar, që të sajonte skenën e dhunës.
    Jo një herë po pesë herë hapeshin në qendër policët që të shkonin më trimat tek dera e kryeministrisë, e nga sipër taracës gardistët ju hidhnin fare pranë këmbëve bomba me gaz lotsjellës.
    I linin që të filmoheshin disa minuta duke hequr rrjetën apo duke u ngjitur në skelën e hekurt që të dokumentonin ” dhunën” e mandej ju hidhnin gazin.
    Vetëm për këtë skenë me ca xhama të thyer e këpurdhën e Ramës të prishur, e u merakosën ambasadorët europianë e amerikanë për të dënuar “dhunën”.
    Po sikur të kishe shkuar ti lubonjë mbrenda e të kishe bërë ato që thua sëbashku me nja treqind të tjerë, çdo të thoshin “ndërkombëtarët” ?

  14. si e nxjerin koken spiunat e serbise
    po ligji ku eshte o gazetar shkerdhate?
    po te vime te shpioja jote dhe te futemi ne krevat bsi do ndihesh?

    ty te meson serbia si te flasesh.
    ka mbaruar koha jote dhe e sali serbit.

    fare e keqe serbe
    pse e ftoni kete ndyresire?

  15. Po duhet ta luftoni me shume Edi ramen ne studio dhe jo opoziten pasi ka shume nevoje opozita per ndihmen tuaj nga studiot. Pershendetje nga New York

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *