• |
ide | kryesore

“Në gjunj për protestë”, Kaepernick fiton një mal me dollarë dëmshpërblim nga Nfl

Sport



Në fund Colin Kaepernick fitoi betejën e tij. Ish-organizatori i San Francisco 49ers, që u bë i famshëm në botë sepse gjunjëzohej gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar në shenjë proteste kundër padrejtësive raciale ndaj afro amerikanëve e kundër brutalitetit të policisë amerikane, është dëmshpërblyer me një mall me dollarënga Nfl, ndaj së cilës kishte hapur gjyq me pretendimin se e kishte detyruar të mbyllte para kohe karrierën për shkak të zgjedhjeve të tij si aktivist.

Kaepernick kishte filluar protestën e tij në 2016 e në pak kohë arriti të përfshijë shumë lojtarë të tjerë të futbollit amerikan. Një gjest që nuk i pëlqente presidentit Trump, i cili i kishte kërkuar pronarëve të Nfl të nxirrnin jashtë loje këdo që kundërshtonte himnin, duke shkaktuar kështu reagimin e opinionit publik e duke e kthyer cështjen në politike. Në tetor 2017 Kaepernick nisi betejën ligjore, i asistuar nga avokati i famshëm Mark Geragos, që në të kaluarën kishte përfaqësuar Michael Jackson.

Kështu, Nfl e ka mbuluar me para Kaepernick, duke pretenduar tashmë heshtjen e tij. Sipas Bleacher Report, duke cituar burime të privilegjuara, flitet për një shifër rreth 60 e 80 milionë dollarë. Pa harruar se në shtator të 2018 Kaepernick u zgjodh nga Nike si simbol për sloganin “Just do it”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *