• |
ide | kryesore

Nis furtuna te Kukësi: Cungu shkarkohet me sms, skuadrën e merr Ndreu

F1, Sport



Humbja me përmbysje me Teutën dhe mundësia e shkëputjes së madhe të Partizanit kryesues, nëse fiton me Lacin të dielën, ka bërë që tek Kukësi të nisë stuhia, ashtu si edhe pritej në fakt, duke njohur padurimin dhe investimet e presidentit Safet Gjici. I pari që e pëson është tekniku Armando Cungu, që ka marrës sms e shkarkimit, edhe pse zyrtare do të bëhet të dielën, kur në seancën stërvitore skuadra nuk do të stërvitet nga tekniku shkodran.

Ishte deri diku e pritshme, edhe nga vetë Cungu, pavarësisht se gjërat u përshpejtuan, në irritimin që lë pas një humbje e tillë. 2019 ishte e tmerrshme për Kukësin dhe teknikun, që në katër javët e para të vitit ka fituar vetëm 4 nga 12 pikët e mundshme, duke i dhënë rivalëve për titull mundësinë për të rrëmbyer 8 pikë më shumë, gjithnjë nëse fitojnë në Lac. Skuadra do të kalojë nën drejtimin e Ramadan Ndreut, drejtorit administrativ të veri lindorëve, por që tani duhet të vihet në rolin e teknikut.

Kukësi një mendim e ka patur edhe për një trajner me emër, duke qenë se shpëtimi i sezonit është zona Europiane e renditjes, ose Kupa e Shqipërisë: është kontaktuar Shpëtim Duro, që pas eksperiencës në Kosovë me Dritën ishte një mundësi e mirë, por tekniku nuk dëshiron të futet në lojë, në këtë situatë, me një skuadër të kompleksuar psikologjikisht.

Në 22 ndeshje në krye të Kukësit, tekniku Cungu arriti 11 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. Ndërkohë, që pas merkatos së janarit, verilindorët kishin arritur 2 humbje, 1 barazim dhe vetëm 1 fitore, duke mos bindur në lojë dhe në rezultate.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *