• |
ide | kryesore

Protesta, reagon amabasada amerikane: Dhuna është e papranueshme!

Lajme, Të fundit



Teksa po zhvillohet ende protesta e opozitës në Tiranë, ka reaguar përmes një deklarate edhe ambasada amerikane në Tiranë. Selia diplomatike e SHBA i bën thirrje të gjitha palëve të dënojnë dhunën. Më poshtë deklarata e plotë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë.

Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë.

Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.



5 Comments

    1. O kolo si thua ti, diversanta duhet te jen keta te ambasdes. A mor kolo mor kolo, ti dhe ca si puna jote kan pjerdh me koh nga mendja.

  1. Kur “dhuna eshte e papranueshme” ? Atehere kur eshte me e madhe apo e barabarte me shumen e :
    1- zgjedhjet 2015-2017
    2- keqmenaxhimin e pasurise e fondeve publike
    3- me denigrimun e administrates

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *