• |
ide | kryesore

Qytetarët e ardhur nga rrethet në protestë: I thamë të na priste, ai paska ikur në Vlorë

Lajme, Të fundit



Për t’iu bashkuar protestës së opozitës, ditën e sotme kanë ardhur në Tiranë qytetarë nga të gjithë rrethet. Ata shprehen se kanë si qëllim rrëzimin e kryeministrit Rama.

“Kemi ardhur për protestë nga Pogradeci. Kemi dy javë që kemi thënë se do vijmë. Ne i thamë atij të na presë, ai paska ikur në Vlorë”, tha një qytetar.

“Sot sa mundemi në mënyrë paqësore. Nuk do bëjmë rrëmujë. Ta rrëzojmë Ramën”, u shpreh një tjetër. “Vdekshin hajdutët. Ne duam të fitojë populli fukara dhe këta që merren me drogë kaput që nga Edi”, tha një qytetar i moshuar.

“Do protestojmë për të gjitha të zezat që ka bërë ky kryeministër. Për taksat, për papunësinë, për kriminalitetin, gjithë të zezat”, deklaroi një tjetër qytetar.

https://www.youtube.com/watch?v=UUmE7sHP8XQ



1 Comment

  1. Po po populli fukara fiton shume me skemen e takses se sheshte. Nga hic paguajne 10 % eshte shume fitore qe ata qe marrin 24000 leke rroge te paguajne 10% praktikisht 2400 leke ne muaj per tatim mbi fitimin edhe ai qe merr 1mln leke te paguaje njelloj sa ky qe merr 24000(minimalja e shqiperise) kshu po qe fiton populli. Duke I ulur taksen lordit e duke I shtuar taksen te varfrit, 😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *