• |
ide | kryesore

Reuters raporton për protestën e sotme të opozitës

Lajme, Të fundit



Mediat ndërkombëtare kanë shkruar gjithashtu për protestën e ditës së sotme të opozitës. Agjensia e lajmeve Reuters, i ka dedikuar një artikull përshkrues përplasjes së protestuesve me policinë dhe incidenteve të ndodhura gjatë protestës.

 “Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë thyer kordonin e policisë këtë të shtunë pasi hodhën gaz lotsjellës dhe shashka, si dhe u përpoqën të thyejnë derën e Kryeministrisë në një protestë, e cila kërkon ikjen e kryeministrit nga pushteti. Një oficer i sigurisë ka bërë apel për qetësi, ndërkohë që disa protestues u përpoqën të çmontonin skelat që mbronin një tendë me drita, vepër arti shumë e dashur nga Rama. Gaz lotsjellës është hedhur mbi protestuesit, të cilët po përdornin shufra metalike për të thyer derën”, shkruan Reuters.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *