• |
ide | kryesore

Video/ Cristiano Ronaldo barazon rekordin e Platini: çfarë mirëkuptimi me Dybala: Atletico e paralajmëruar

F1, Sport, Video



Në mbrëmjen e kthimit tek goli i Paolo Dybala, skena në kampin e Juventus është edhe një herë e gjitha për Cristiano Ronaldo. Për fenomenin portugez numrat flasin qartë edhe në transfertën e Frosinone, duke shfaqur një feeling special me La Joya, ka mundur të përmirësojë një bilanc mbushur me rekorde. Goli i 3-0 kundër ciociarëve, pak minuta para se të dilte nga fusha, ishte i 19 pas 24 javë kampionat, pikërisht si Platini në 1985. Një arritje që vetëm Charles, 21 gola në 24 ndeshje po në 1985, nuk e bën unike në debutimin e portugezit në Serie A.

Jo keq duke qenë se për herë të dytë në karrierë Cristiano Ronaldo ka shënuar e ka dhënë asist në tra ndeshje radhazi, në të pesë kampionatet më të rëndësishme europiane, gjë që e arriti për herë të parë me Real Madrid në nëntor 2014. Një sinjal i fortë në momentin më të rëndësishëm të sezonit: Ronaldo ka marrë pjesë aktive në më shumë se gjysmën e golave bardhezi në kampionat (27 në 52, 19 gola e tetë asist).

CR7 është gati për sfidën e Champions League dhe ka treguar se di si ta shkatërrojë fortesën e Simeones: në karrierë ka shënuar 22 gola në 29 ndeshje kundër Atletico, vetëm kundër Sevilla e Getafe ka shënuar më shumë. E kësaj i shtohet edhe një mirëkuptim i frikshëm me Dybala brenda dhe jashtë fushës. Mjafton të kuptosh se shënon Dybala e feston si Ronaldo. Shënon CR7 e feston me “Mask” si Joya bardhezi. Tek Juventus i gëzohen momentit magjik të dyshes së sulmit. Një spektakël brenda spektaklit, që është pikërisht cfarë duhet përpara përplasjes së Champions.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *