• |
ide | kryesore

Cili qe faji i liderëve të opozitës?

2, Ide



Në kushte normale, protes ta e sotme do të ishte konsideruar si suksesi më i madh i opozitës. Mijëra njerëz në shesh, aq sa nuk i kemi parë asnjëherë që prej viteve ‘90, të gjithë me një objektiv të vetëm: rrëzimin e Ramës.

Protesta shprehu edhe një herë se çfarë mllefi popullor zien ndaj Kryeministrit Rama dhe asaj tufe njerëzish qesharakë që ai i quan ministra, ndërkohë që ata, nga ana e tyre, e quajnë Skënderbe, duke krijuar kështu një kllounadë që nuk e ka parë ndonjëherë vendi, edhe pse qeverisjet dhe qeveritë e këqija e kanë shoqëruar historinë shqiptare që nga krijimi i shtetit shqiptar. Protesta ka entuziazmuar dhe zhgënjyer njëherësh shumëkënd, sepse asaj liderët e opozitës i kishin caktuar një objektiv: rrëzimin e Ramës. Një gjë e tillë nënkuptonte që ose Rama vetë, i shtyrë nga protesta e opozitës të prekej, ose frikësohej aq fort sa ta dorëzonte pushtetin, ose opozita ta përmbyste me dhunë Ramën dhe të vinte në pushtet po me dhunë.
Të sqarohemi, me përmbysje me dhunë të pushtetit kemi parasysh atë që në terminologjinë politike quhet ose kryengritje e armatosur popullore, ose një coup d’etat, ose një ndërhyrje e armatosur nga jashtë dhe jo protestat si kjo e sotmja të shoqëruar me akte dhune që nuk kanë asnjë lidhje me tri të parat, por më shumë ngjajnë me skenat e dhunshme të tifozëve nëpër stadiume. Në të dyja rastet, mundësia ishte zero. Pra, nuk kishte asnjë gjasë që Rama të prekej aq fort apo të reflektonte aq fort për këtë protestë, sa të kthehej menjëherë nga Vlora dhe në sytë e përlotur të Elisa Spiropalit të dorëzonte çelësat e zyrës në duart e liderëve të opozitës. Mundësia e dytë, pra, ajo e përmbysjes me dhunë të Ramës (në kuptimin e vërtetë që ka përmbysja me dhunë e pushtetit, me tri rrugët e përmendura më sipër), ishte gjithashtu zero. Sepse marrja e pushtetit me dhunë është po aq e papranueshme sa edhe mbajtja e tij me dhunë (siç po bën Rama) dhe për më tepër nuk mund të bëhet në një vend që aspiron të hyjë në Europë.

Faji i liderëve të opozitës, pra, nuk qëndron në faktin se pse nuk e përmbysën Ramën në një ditë, as pse nuk e morën pushtetin në mënyrë të dhunshme. Faji i tyre ishte se krijuan një pritshmëri të tillë dhe i bënë të besonin gjithë atë mizëri njerëzish të ngarendnin nga të gjitha anët e Shqipërisë me shpresën se do ta hiqnin qafe brenda një dite Kryeministrin Rama dhe gjithë pushtetin e krimit të organizuar të krijuar prej tij në këto gjashtë vite qeverisje.

Krejt ndryshe do të ishte nëse liderët e opozitës do të kishin deklaruar fillimin e aksionit politik për rrëzimin e Ramës dhe protestën si etapën e parë të këtij aksioni. Atëherë, protesta do të ishte konsideruar një sukses pa pikë dyshimi dhe s’do të kishte vend për kritika. Kjo e bën edhe më të vështirë në ditët e ardhshme pozitën e opozitës shqiptare para qytetarëve shqiptarë. Kjo mund ta rrisë edhe më tej mosbesimin e mbështetësve të tyre në verbin dhe aksionin e tyre politik. Kjo mund ta rrisë edhe më shumë armiqësinë apo indiferencën e atyre individëve apo grupeve sociale që kërkojnë sot ndryshimin e qeverisjes dhe largimin e Ramës ndaj aksionit opozitar.

Këto vështirësi fillojnë që me protestën e shpallur të së enjtes. Nuk e di se për ç’arsye, përveçse për të parë se si deputetët e opozitës i djegin mandatet para tyre, do të duhej që qytetarët të mblidheshin para Parlamentit. Mendoni, të kundërtën, pra, që ata të vijnë aty, për të parë se si deputetët e opozitës do të hyjnë në të njëjtin Parlament me kolegët që po vetë i akuzojnë se kanë ardhur aty me paratë e krimit. Do të shndërroheshin menjëherë nga qytetarë të revoltuar në spektatorë të një teatri të shëmtuar. Në këto kushte, opozita shqiptare është para dy alternativash.

Alternativa e parë. Të japë shenja se vendosmëria, serioziteti dhe objektivi i saj nuk është sa për të mbushur një ditë bulevardin, por se ky është fillimi i një beteje të gjatë, serioze për demokracinë, zgjedhjet e lira dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Qytetarët dhe mbështetësit e tyre e treguan, me tërë seriozitetin e tyre, se ata janë të gatshëm për të sakrifikuar për një gjë të tillë dhe prandaj erdhën, të shumtë, me kurajë dhe të vendosur. Tashmë, nëse opozita do të tregohet në nivelin e tyre dhe nëse do të tregojë se vërtet do të sakrifikojë për këtë kauzë, do duhet të ndërmarrë disa akte: të deklarojë se nuk do të futet në zgjedhjet lokale me një qeveri që ka treguar me zgjedhjet e para dy viteve se, përmes botës së krimit mund t’i manipulojë sërish ato; të deklarojë se nëse kjo nuk arrihet, opozita do të djegë mandatet dhe me këtë akt do ta hedhë në erë një sistem që nuk ka asgjë të përbashkët me sistemin demokratik.

Alternativa e dytë: të bëjë retorikë boshe, të shkojë gjithnjë duke u rrudhur në protestat e saj dhe të bëjë të njëjtën gjë që bëri para dy vitesh, të hyjë në zgjedhje duke konkurruar me botën e krimit dhe krahun e saj politik, Rilindjen e Edi Ramës, t’i humbë ato, por ama të mos na çajë kokën me angullima postzgjedhore për manipulimin e zgjedhjeve, sepse askush nuk do t’ia varë më, pasi do të konsiderohet jo viktimë, por bashkëpunëtore në manipulimin e zgjedhjeve. Ata që vërtet e kanë seriozisht betejën për demokraci, zgjedhje të lira dhe shtet ligjor, ndahen ose bashkohen me opozitën, varësisht alternativës së dytë dhe s’kanë pse të kenë më iluzione, sepse, nëse e bëjnë një gjë të tillë për herë të dytë, do ishin thjesht budallenj.
/Panorama/



18 Comments

  1. Edhe sikur opozita te mos hyje ne zgjedhje prap ato do zhvillohen dhe do njihen nga perendimi,sa per mandatet duhet te jene burra per ta bere kete,se ti dhe i njeh nga afer keta,spaku eshte nisur dhe kembet po i dridhen keshtu me mire me mandat se pa te,keshtu thone dhe e fundit rama mund ti provokoje zgjedhjet e parakohshme ne marveshje me nderkombetaret

  2. Nese e marrim nga ana e numrit te protestuesve praktikisht protesta ja arriti qellimit por kjo vetem sa e shkund dhe nuk e rrezon qeverine . Edhe shume te tjere donin te shkonin por jane dy arsye per mendimin tim qe i penguan te mos shkojne ne proteste 1 -nuk kishin mundesite financiare dhe 2-nuk jane akoma te bindur qe opozita eshte zgjidhja apo alternativa e duhur kur ajo nuk i ka vendosur akoma pikat mbi “i”.
    Persa i perket pikes se pare asaj financiare, dihet qe nuk eshte faji i opozites por i te gjatit tone qe e ka çuar kete popull drejt mjerimit dhe kete vend drejt humneres .
    Ndersa per piken e dyte opozita dhe ne veçanti z.Basha ka shume per te thene dhe per te bere.
    Edhe pse e kerkoi me ngulme votimin dhe numerimin elektronik ne protestat e 2017 deri sot nuk ka thene asnje gje per sistemin zgjedhor dhe menyren e votimit dhe numerimit.
    Nuk ka thene asnje gje se si do ta eleminoje elementin kriminal ne votime .
    Nuk ka thene asgje se si do ta eleiminoje blerjen e votes .
    Nuk ka thene asnje gje per punesimet e shfrenuara ne administraten qendrore dhe vendore kur dihet qe numri i punonjesve shteteror nga 87 mije ka shkuar ne 170 mije.
    Nuk ka thene aq sa duhet per PPP-te dhe kompanite Off Shore.
    Nuk ka thene aq sa duhet per Arsimin , do ta shfuqizosh kete ligj por si do jete ligji jote? Si do veprohet me Shendetesine ?
    A do jene prioritet nga ju Bujqesina dhe Turizmi dhe si do ta beni?
    Nje rendesi e veçante i duhet kushtuar ZGJEDHJEVE VENDORE .
    Si do shkoni ne zgjedhjet lokale , me kandidate te perbashket , po si do zgjidhen ?
    Zgjedhjet lokale jane shume deçizive per Opoziten . Kur dihet se nje nga kushtet kryesore qe opozita te kerkoje zgjedhje parlamentare te parakohshme eshte qe te marre minimalisht 35 Bashki .
    Ka shume pyetje qe nuk kane marre shpiegime nga ju prandaj eshte detyre e juaja dhe e PD-se qe t’ju jepni shpiegim qe te beheni te besueshem dhe te largoni dyshimet apo skepticizmin e popullit ndaj jush dhe te tregoni qe nuk jeni ata te paret qe zhgenjyet popullin dhe elektoratin tuaj .
    Keni bere aleance me LSI , PAA , PR , LZHK etj dhe se fundmi me PDIU por nuk i keni shpieguar akoma elektoratit se si do shkohet ne zgjedhjet lokale . Hiq PAA-ne , PR-ne dhe LZHK-ne qe nuk kane kryetare te zgjedhur po me LSI-ne dhe PDIU-ne si do veproni
    ,kur dihet qe LSI ka shume bashki te fituare(rreth 8- 10) gjithashtu edhe PDIU (tre) ?
    E beje kete pyetje sepse ne 2015 elektorati i PD ishte kundershtare me keta qe fituan dhe jane zene fyt me fyt me ta , biles perveçse ofendimeve reciproke ne shume raste qe di une kane nxjerre edhe armet kundra njeri – tjetrit a do ti kandidosh perseri ne qershor keta kandidat ? Qe partite aleate do marrin kandidate ne disa bashki ku ata dhe ju mendoni se jane te fuqishem kjo dihet por menyra e zgjedhjes se tyre te jete e mire menduar dhe e mire keshilluar me elektoratin e PD.
    Nje keshille e imja do ishte qe asnje nga emrat e LSI –se dhe PDIU-se (ne rastin qe do marrin kandidat) mos te dale me te njejtit emra qe ka aktualisht , se me shume mundesi per te mos thene ne menyre absolute jane te humbur . Zgjedhjet lokale jane shume deçizive per Opoziten . Kur dihet se nje nga kushtet kryesore qe opozita te kerkoje zgjedhje parlamentare te parakohshme eshte qe te marre minimalisht 35 Bashki .
    Nje keshille tjeter e imja do te ishte pse nuk ja lini Durrsin PAA-se kur dihet qe atje Agron Duka eshte shume I fuqishem?
    Mund te flisja akoma me shume por nuk po zgjatem me’ . Bej “Mea Culpa” , reflekto nga gabimet e paraardhesit tend , jepi besim elektoratit duke luftuar korrupsionin , kriminelet dhe bythe lepiresit , oligarket , PPP-te , kompanite Off Shore etj .
    Jepi perparesi Arsimit , Bujqesise dhe Turizmit dhe e fundit dhe me kryesorja : Mendo vetem per te miren e ketij populli te shumevuajture , bej ligje qe ti sherbejne atij dhe jo oligarkeve dhe do shikosh se do jesh fitues , biles mund te hysh edhe ne histori .

  3. Opozita duhet të dalë me një vendim perfundimtar te ngrohë karriget në parlament ose të bashkohet me popullin në shesh.

  4. Sa here qe lexoj pallavra si kjo me siper, perfshi dhe pallavrat e Lubonjes, Bushatit & Co me kujtohet ajo shprehja: Those who can’t do, teach.
    Kshu lum miku. Para se me tjerr lesh sesi duhej bere protesta hidhi syte mbrapa dhe shiko qe:

    Luli ka humb dy zgjedhje parlamentare dhe nje lokale, me diference qe PD se kishte vuajtur edhe pas ’97.

    Luli ka mbajt tre portofole ministri ne qeverine qe u hoq me VOTE, po nuk mbajti pergjegjesi, uzurpoi partine dhe sigursht qe e coi nga humbja ne humbje. Sigurisht qe per justifikim nxjerr teorine e blerjes se votes.

    Luli eshte ketu ku eshte si shok i Argites dhe bythlepires i Berishes. Ai asnjehere nuk ka treguar shtylle kurrizore dhe per me pak te tregoje aftesi egzekutive dhe te ndermare reforma qe kane kosto politike. Perkundrazi, nderton kauza me Babalen dhe me hajdutet e pronave (i djathte gjoja).

    Kshu pra Mark professor, doktor, master i shkencave politike. Me Mediun, Bashen, Kryemadhin, Nard Noken & Co, shalgjatin aty e ke deri sa ta heqin te vetet.

  5. si ti djegin si mos ti djegin te djegur jane. nuk inspiron njeri surrati i konsumuar i mana cizmes apo lul hajdutit. duhen figura komplet te reja, te paperlyer me batakun e sali lokut apo like koklopes, duhet gjak teresisht i ri.

  6. E kam thene disa here dhe po e riperseris: sa here opozita merr revansh kundra rilindjes, Bushati ne stilin e tij dredharak anon nga Rama. Edhe me shkrimin e Mark Markut nuk je aspak korrekt o Bushat. Titulli origjinal, shkruar per Panorama, eshte « Pas protestes » dhe jo « Cili qe faji i liderve te opozites ». Kur Bushati publikon nje analize te Lubonjes a dikujt tjeter, shkruar per nje tjeter portal, ne fund te shkrimit i ve gjithmone titullin origjinal. Nderkohe qe kesaj here ve nje titull kritik qe ne krye te heres, qe i sherben kryekeput propagandes se Rames. Behu njehere te vetme burre o Bushat dhe ji vetvetja, duke mbrojtur çdo lloj te majti qe vjen apo aspiron per te ardhur ne pushtet. Sesa keshtu si ti qe shperdridhes duke gjoja i kritikuar dhe nderkohe i sherben ruajtjes se Status Quo-s..

  7. E megjithate une them se thelbi i gjithckaje eshte shoqeria shqiptare e cila nuk eshte e emancipuar mjaftueshem qe te beje gjera persembari. Shqiptaret jane totalitare nga mentaliteti. Shqiptaret nuk e dun opozicionin, me fjale, sa per sy e per faqe thone se protestat duhen po sa shqiptare te pavarur kane marre pjese qofte edhe nje here te vetme ne protesta. Ata qe zbresin ne proteste jane me se shumti militante partish qe kane nje interes te caktum. Prandaj them se ky popull i ngrate do vuj sic ka vujt kahere, e ishallah zoti vente dore se ketu aha.

  8. E vetmja “kritikë” e Markut, është se Basha me takimet e tij në pjesën më të madhe të qyteteve, ku u prit me antuziazëm, deklaronte që të mblidhemi të gjithë në Tiranë për të rrëzuar hajdutin e votave e të parave të qytetarëve.
    Po vetë Marku si udhëheqës i pedagogëve kundërshtarë të Ramës, a nuk pati deklaruar se të gjithë pedagogët e universitetit do të kalojnë në një grevë të përgjithëshme ?
    Përse nuk u realizua kjo ?
    Marku nuk e ka analizuar këtë fakt.
    Bushati nga e gjithë deklarata e Markut, që nga titulli ka evidentuar vetëm këtë “kritikë” që në fakt Marku mund t’ja bënte edhe vetes.
    Për cilindo njeri me formim intelektual qoftë mesatar, është e kjartë se në politikë kërkohet gjithmonë maksimalja, për të arritur qëllimin.
    Sigurisht që qëllimi i opozitës është që të largojë nga pushteti Ramën, por për ta realizuar këtë qëllim, do të ishte një marrëzi që të mendohet se do të mblidheshin antarët e partive të opozitës e të bënin luftë me shpata me qeverinë, e nuk besoj se Bushati të jetë aq naiv e të mos ta dijë se çfarë përfundimi do të kishte kjo luftë.
    Fakt është që në shërbim të qëllimit për rrëzimin e Ramës, Basha realizoi një qëllim tjetër që është tepër i rëndësishëm. Ftoi qytetarët që të mblidhen nga gjithë Shqipëria në Tiranë e të demaskonin plotësisht propogandën e Ramës se qeverinë e tij “të ardhur me vota”, e do gjithë populli.
    Cili popull ?
    A mos ishte popull ajo turmë njerëzish që mblodhi Rama në antimitingun e Vlorës, që edhe nga dekori ishte një vërtetim i akuzave që i janë bërë ?
    Me çfarë parashë kishte bërë Rama në Vlorë një amfiteatër me mbi 3 mijë karrige të vendosura në formë rrethore në sheshin e Pamvarësisë, me punonjës të administratave të bashkive të sjellë me autobuzë po me paratë e taksapaguesve ?
    A nuk janë këto para, edhe të qindra mijë protestuesve të ardhur në Tiranë që gjatë pesë orëve vetëm kërkonin largimin e Ramës nga qeveria ?
    Kam qeshur me vete kur duke plikuar ne faqet online të mediave shqiptare, në gazetën ramiste Sot, lexova titullin e një shkrimi :
    “Miting madhështor i Ramës në Vlorë”, në një kohë kur në Tiranë ishte mbledhur e protestonte kundër tij pothuajse gjithë Shqipëria..
    Në këtë “metingun madhështor” , si gjithmonë Rama prallisi marrëzitë e tij që janë bërë anektodike, e nja 3 mijë veta të sjellë me hir e pahir, ulur në karrige e dëgjonin pothuajse me kokë ulur.
    Akoma më skandaloze ishte se Rama kishte përzgjedhur për të folur pas tij nga “populli” ndonjë trafikant droge e prostitucioni.
    Kjo është tablloja reale e ditës së shtunë të 16 shkurtit, e jo dëshira e Bushatit për ta bërë Mark Markun kritik të opozitës.

  9. Protesta, ashtu si e gjithe linja politike e dy partive opozitare ishte komplet e deshtuar.

    Kane kaq vjet qe humbasin perballe Rames ne zgjedhje me kete qasje dhe prape nuk heqin dore nga strategjia e deshtuar.

    Partive te opozites PD/LSI, pertej gardhit te militanteve te tyre historike (vetem me te cilet nuk fitojne dot kurre), nuk ju ngjit me fjala. Pjesa e parreshtuar e shoqerise, ato dhe ata qe percaktojne rezultatin e zgjedhjeve me luhatjen e votes se tyre eshte perhere e me indiferente ndaj ofertes politike te PD/LSI-se. Kjo u pa qarte edhe ne proteste, ku moren pjese vetem militante, te ardhur nga e gjithe Shqiperia, nderkohe qe 1 milione + banoret e Tiranes (gjysma e vendit) shikonin te patrazuar punet e tyre te perditshme.

    Ne keto kushte opozita ka vetem nje rrugedalje, te heqe dore nga protagonizmi absolut dhe te shnderrohet ne katalizatore dhe koordinatore e vatrave te vogla e te shperndara te protestes, qe gelojne neper Shqiperi (si kudo). Kjo eshte strategjia. Taktikat ti studjojne vete ne terren, sipas rastit.

    Ne proteste p.sh., ne vend te sulmeve mbi godina (qe ne kujtojne ’97-en famekeqe), do te kishte qene mire te kishte muzike, koncerte, shfaqje live te aktoreve te Teatrit qe protestojne kunder Rames, fjalime te studenteve dhe pedagoveve (jo Mark Marku!), te banoreve te Astirit, te hallexhinjve te ndryshem nga e gjithe Shqiperia. Te ishte pra nje proteste e hapur, joshese per qytetaret e parreshtuar. Po nuk qe. Si zakonisht u preferua qasja me falanga, me shpresen e marre se Rama do te trembet… . Trishtim.

    1. O banor i lagjes !
      Ti mund të jesh indiferent pasi mund të kesh siguruar jetën e familjen tënde si qejflli i Ramës, por nuk mund të thuash se një milion banorët e Tiranës mendojnë si ti, pasi ishin pikërisht banorët e Tiranës ata që ishin më aktivët në këtë protestë.
      Po të kujtoj se pjesa më e emancipuar e intelektualve banorë të Tiranës, kanë kaq muaj që protestojnë kundër kësaj qeverie, që vazhdon të këmbëngulë për prishjen e godinës historike të Teatrit kombëtar shqiptar. Janë disa mijra banorë të Unazës që gjithashtu prej kaq muajsh vazhdojnë të protestojnë kundër kësaj qeverie që ju ka prishur apo këmbëngul t’ju pishë shtëpitë , pronat e tyre për të futur në xhep 30 milionë euro me firna fantaznë.
      Ishin dhjetra mijra studentë nga gjithë Shqipëria e nga universitetet e qyteteve që nga Vlora e Korça deri në Durrës e Shkodër, që nuk shkuan të protestojnë tek selitë e partive opozitare, por në ministrinë e arsimit, kryeministri apo para parlamentit, ndonëse propogandat majtiste i mashtruan që ta quanin protestën e tyre jashtë politikës. E si mund të jetë një protestë e organizuar rreth godinave qeveritare një protestë jashtë politikës.
      Janë zëra mashtrues si ti e Bushati që ndikuan në shuarjen e kësaj proteste, por pjesa më e madhe e studentëve , ishin edhe në protestatën e 16 shkurtit, ndonëse janë në ethet e provimeve.
      Ka edhe asisoj kalemxhij familjarë të Patozëve e Bregëve, që e quajnë dështim këtë protestë, kur duhet të ndiheshin të turpëruar që për interesa egoiste e meskine personale, nga inatet që kanë me Bashën, qindra mijërat që brohorisnin Bashën ju duken si gogla.
      Dështim do të ishte vetëm nëse në këtë protestë do të vinin po aq njerëz sa mblodhi Rama në antimetingun e tij të Vlorës.
      Derisa për këtë protestë, nuk e patën më guximin që të komentojnë ca antimitingashë të sojit të Ramiz Alisë, se sa ishte numuri i protestuesve, është një tregues që protesta jo vetëm që nuk ka dështuar, por ju ka tmeruar ju “indiferentëve”

      1. Ne proteste moren pjese rreth 30-40 mije persona. Kishin ardhur te organizuar nga partite PD dhe LSI nga e gjithe Shqiperia.

        Ta zeme gjithesesi se gjysma ishin banore te Tiranes dhe rrethinave, pra rreth 15-20 mije persona.

        Nga keta ta zeme se gjysma ishin militante te organizuar te partive dhe pjesa tjeter qytetare qe moren pjese spontanisht.

        I bie qe pjesemarrja spontane te kete qene rreth 7.5 – 10 mije persona.

        Elektorati i PD/LSI ne Tirane dhe rrethina eshte te pakten 10 – 15 HERE aq! Pra i bie qe edhe mes votuesve te PD/LSI-se ne proteste te kene marre pjese vetem 1/10 apo 1/15 persona!

        Per qytetare te parreshtuar as qe behet fjale!

        Qe ti jepej protestes nje ngjyrim spontan dhe qytetar (civil) partite duhet te luanin ne prapaskene, jo ne balle. Duhej te koordinonin, jo te udhehiqnin. Studentet qe permend ti duhet te ishin protagoniste, jo ‘rrota te qerres’. Aktoret e Teatrit gjithashtu.

        Po qe te ishte keshtu, strategjia duhet te ishte ajo e fitimit te zgjedhjeve te ardhshme me vote te lire, duke bindur elektoratin e moderuar e te luhatur se alternativa e opozites eshte me e mire se e Rames. Fatkeqesisht nuk eshte keshtu. PD/LSi-ja jane forca politike te mbaruara, me lidership tashme te vjeteruar e pa asnje vizion apo alternative per te ardhmen. Forca e tyre joshese eshte minimale per te mos thene zero. Ne keto kushte o nderrojne totalisht ‘udheheqjet’ respektive, o nuk ju ngelet rruge tjeter pervec asaj (qe po ndjekin faktikisht) te tentatives se prishjes se lojes.

        Problemi per ta eshte se ‘loja’ ne fjale ka fatmiresisht arbitra mbikqyres.

        Te paret jane shqiptaret, qe me forcat e veta, individualisht kane ndertuar ne keto vite me shume mund dhe sakrifica shumecka (shtepi, pasuri, biznese, etj.) dhe nuk jane aspak te gatshem ti vene kazmen gjithe kesaj pune per hater te Saliut, Lulit dhe Mones. Shqiptaret nuk duan rremuje, kaos, dhune, sepse keto ju demtojne rende punet e tyre. Per kete arsye jo vetem qe nuk ju shkojne pas avazit sot, por neser do ti ndeshkojne fort me vote trazovacet e opozites.

        Te dytet jane nderkombetaret, partnere ne biznes, lufte, politike me shtetin dhe shoqerine shqiptare. As keta nuk duan trazira, sidomos te bazuara mbi pretekstet boshe te opozites. Pergjigjen e tyre e moren rrufe, te qarte sa me ska: hiqni dore nga rremuja, hiqni dore nga braktisja e parlamentit. Troc!

        Keshtu pra, partite e opozites po punojne sot per interesin e ngushte te kastave respektive, kunder interesit te qytetareve te vet dhe te partnereve nderkombetare.

  10. Hallet tona jane aq shume sa ne vetem zihemi me fjale ..dhe e dime qe po varferohet dita sites populli ...po ikin nga syte e kembet ajka...rrinia e kombit ..dhe kush ka punen ben sehir dhe gezohet per te papunin..kjo cmenduri ndodh ne ve thotë:

    Eni

  11. Ku kemi arritur te dashur antare te Partise Demokratike! Si e filluam dhe ku kemi katandisur! Te te tregoje Mark Marku se cfare eshte dhe ku duhet te vemi! Kaq poshte kemi rene qe na kane ngelur Marku,Gjekmarkaj,Muli,Salinjiani dhe cuni i Fahriut! Zot na ruaj! Por shoh qe komentuesit e Lapsit kane shkuar tek Gazeta Dita! E felliqen kete portal dhe tani po i bejne shurren Dites!

  12. Sfidoj kedo nga komentuesit te me gjeje nje vend tjeter ne bote, ku perballe grabitjeve te panumerta, trafiqeve te cdo lloji, banditizmit te ngritur ne pushtet dhe talljes me cdo person apo iniciative te krahut te kundert, derdhen lumenj boje apo logore verbale duke analizuar sjelljen e opozites!!!Kurre ky vend nuk ka pare nje diversion me te madhe , nje sforco te pamate per ta de-legjitimuar opoziten dhe per ta bere ate bashke-fajtore me krimin ne pushtet. Kjo teori nenkupton percimin e idese qe vertet klika ne pushtet po e tepron, vertet po vidhet dhe dhunnohet cdo grime vlere dhe dinjiteti ne vend, por nuk ia vleka te protestohet sepse me pas do vije ne pushtet Luli dhe Monika. Sipas kesaj teorie te mbrapshte, qe cdo njeri qe haset me realitetin e trishtueshem ne Shqiperi, paska nevoje per lidera opozitare qe ta sqarojne se nga i vjen e keqja, qe ta orientojne mes cakejve qe e rrethojne dhe t’i hapin syte. Keto dite kam imagjinuar nje dialog pak a shume si ky ne rruget e Parisit: Andi Bushati (dhe gjithe lakejte e tjere ndaj pushtetit): O demonstrues “gilets jaune”, pse dilni ne proteste se neser mund te vijne perseri ne pushtet Sarkozy apo Hollande? Nje demonstrues (gilet jaune) me percmim ekstrem: Nga cila shpelle e mendimit anti-demokratik vjen ti moj qenie me dy kembe? Nje pergjigje per origjinen e tyre e kam per keto qenie: Vijne nga shpella e krijesave pa shtylle kurrizore te cileve u pelqen te lepijne here-pas-here ndonje kocke te hedhur nga pushteti…apo edhe shtresa e vete-shpallur progresiste radikal-shik, qe e sheh popullin nga lart-poshte dhe si turme inferiore…Personalisht jam shume krenar qe nuk bej pjese ne asnje prej ketyre 2 kategorive me te cilat ndeshemi per fat te keq, cdo dite.

  13. o mut marku ik pirdhu ne te se emes me preq zogajn,bushatin,shkullakun,lubonjen etj mos te flas per llojin mero baze,sokol pallen,mingjozin,mut nanon,vasjarin,dy nazarkot,anila bashen,vangjelin etj ju ishit ata qe i mbanin qirinjet kur me 21 janar bet orgji ne kryeministri vetem per ti thith ilir metes pallen ne lalz ku kujtohet i kerkuat bllokun por morret pallen,se ket rama kishe synim.

  14. E keqja duhet luftuar me çdo mjet. Nëse ekzistojnë 1000 mënyra për ta bërë këtë, të gjitha duhen provuar dhe , me siguri, fitorja është e siguruar mbi padrejtësitë, narcizmin malinj, omnipotencën, talljen, papërgjegjshmërinë, mashtrimin, drogën , krimin, mafian, servilizmin, sekserët, çyrykët, vjedhjen dhe blerjen e votave apo dhjetra mëkateve të tjera në vazhdim të kësaj mazhorance pa integritet. Filloi numrimi mbrapsht ( count down).

  15. Ne proteste moren pjese rreth 30-40 mije persona. Kishin ardhur te organizuar nga partite PD dhe LSI nga e gjithe Shqiperia.

    Ta zeme gjithesesi se gjysma ishin banore te Tiranes dhe rrethinave, pra rreth 15-20 mije persona.

    Nga keta ta zeme se gjysma ishin militante te organizuar te partive dhe pjesa tjeter qytetare qe moren pjese spontanisht.

    I bie qe pjesemarrja spontane te kete qene rreth 7.5 – 10 mije persona.

    Elektorati i PD/LSI ne Tirane dhe rrethina eshte te pakten 10 – 15 HERE aq! Pra i bie qe edhe mes votuesve te PD/LSI-se ne proteste te kene marre pjese vetem 1/10 apo 1/15 persona!

    Per qytetare te parreshtuar as qe behet fjale!

    Qe ti jepej protestes nje ngjyrim spontan dhe qytetar (civil) partite duhet te luanin ne prapaskene, jo ne balle. Duhej te koordinonin, jo te udhehiqnin. Studentet qe permend ti duhet te ishin protagoniste, jo ‘rrota te qerres’. Aktoret e Teatrit gjithashtu.

    Po qe te ishte keshtu, strategjia duhet te ishte ajo e fitimit te zgjedhjeve te ardhshme me vote te lire, duke bindur elektoratin e moderuar e te luhatur se alternativa e opozites eshte me e mire se e Rames. Fatkeqesisht nuk eshte keshtu. PD/LSi-ja jane forca politike te mbaruara, me lidership tashme te vjeteruar e pa asnje vizion apo alternative per te ardhmen. Forca e tyre joshese eshte minimale per te mos thene zero. Ne keto kushte o nderrojne totalisht ‘udheheqjet’ respektive, o nuk ju ngelet rruge tjeter pervec asaj (qe po ndjekin faktikisht) te tentatives se prishjes se lojes.

    Problemi per ta eshte se ‘loja’ ne fjale ka fatmiresisht arbitra mbikqyres.

    Te paret jane shqiptaret, qe me forcat e veta, individualisht kane ndertuar ne keto vite me shume mund dhe sakrifica shumecka (shtepi, pasuri, biznese, etj.) dhe nuk jane aspak te gatshem ti vene kazmen gjithe kesaj pune per hater te Saliut, Lulit dhe Mones. Shqiptaret nuk duan rremuje, kaos, dhune, sepse keto ju demtojne rende punet e tyre. Per kete arsye jo vetem qe nuk ju shkojne pas avazit sot, por neser do ti ndeshkojne fort me vote trazovacet e opozites.

    Te dytet jane nderkombetaret, partnere ne biznes, lufte, politike me shtetin dhe shoqerine shqiptare. As keta nuk duan trazira, sidomos te bazuara mbi pretekstet boshe te opozites. Pergjigjen e tyre e moren rrufe, te qarte sa me ska: hiqni dore nga rremuja, hiqni dore nga braktisja e parlamentit. Troc!

    Keshtu pra, partite e opozites po punojne sot per interesin e ngushte te kastave respektive, kunder interesit te qytetareve te vet dhe te partnereve nderkombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *