• |
ide | kryesore

Boateng luante në fushë, hajdutët i bastisin shtëpinë dhe nuk dolën keq…

Sport

Për Kevin Prince Boateng ishte një pasdite e cmendur ajo e të shtunës, që do të mbetet gjatë në memorie. Gjithcka nisi në mënyrën më të mirë, duke qenë se Boateng për herë të parë në Liga u rreshtua titullar, pasi nuk kishte luajtur asnjë minutë që kur u transferua në Katalonjë (e vetmja prezencë ishte në Kupën e Mbretit në ndeshjen e humbur me Sevilla 2-0 në 23 janar). Valverde e përdori Boateng si “falso nueve” për një orë të plotë, përpara se ta zëvendësonte me Luis Suarez. Barcellona mposhti 1-0 Valladolid me një gol të Messi me penallti, kur Prince ishte ende në fushë.

Por më pas erdhi tronditja. Kur u kthye në shtëpi, Boateng kuptoi që e kishin grabitur. Hajdutët janë futur në apartament me shumë mundësi gjatë ndeshjes e kanë grabitur të gjithë bizhuteritë e lojtarit, të vlerësuara rreth 300.000 euro, plus një shifër të papërcaktuar parash. Policia e Barcellona, por mbi të gjitha gazetat, ngrenë dyshime se hajdutët janë ekspertë futbolli e që kanë vepruar pikërisht në momentin kur ishin të sigurtë se lojtari do të ishte titullar: e në këtë mënyrë nuk do të kishte asnjë lidhje me gjërat që ndodhnin jashtë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu